Vrasja e një të riu me thikë është shënuar orët e para të mëngjezit të kësaj të martë në Tiranë. Dy adoleshentë kanë vrarë një 20 vjeçar, pas një konflikti ende të pa zbardhur.
Më datë 18.04.2023, rreth 00:35, në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit E. M., 18 vjeç, dhe A. H., 18 vjeç, kanë plagosur me mjete prerëse shtetasin A. T., 20 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ensi Manze sapo është arrestuar, Alex Hoxhaj ende në kërkim!
Emrat e autorëve të dyshuar she viktimës
Shtetasit Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj kanë goditur me mjet prerës shtetasin Stivën Toshkëzi, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
.