Stiven Toshkësi mbrëmjen që u godit me një hanxhar si ato që përdorin kasapët sapo kishte lënë punën si montazhier në një televizon kombëtar në të cilin ishte pjesë prej disa kohësh.
Para se të shkonte në banesë ai kishte lënë takim për kafe me shokun e tij shtetasin J.N i cili ka rrëfyer se si teksa ndodheshin në automjetin e Stiven ata janë sulmuar nga dy persona.
Në momente e para për të reaguar ai ka goditur me grusht shtetasin Enzi Manze i cili rezulton se kishte pak ditë që kishte ardhur nga Holanda ku jetonte.
Në këtë përleshje sipas hetimeve e cila përfundoi me vdekjen e Stiven Toshkësit ka marrë pjesë Axel Hoxhaj tashmë i shpallur në kërkim me akuzën e vrasjes së kryer në bashkëpunim.
Por si ka nisur ky konflikt?
WebLajm mëson se gjithçka daton në Janar të 2022 aty ku një shok i Enzi Manzes dhe Axel Hoxhaj identifikuar me iniciale A, ka mësuar se ish shoqa e tyre e klasës nga gjimanzi privat “ARS….” kishte nisur një raport intim me Stiven.
Në dosje thuhet se fillimisht shtetësja me iniciale F ka marr mesazhet me përmbajtie “Sa e bukur je bërë, ndahu nga i dashuri se të dua unë”
Këto mesazhe rezulton se F ja ka treguar të ndjerit Stiven Toshkësi i cili i ka thënë nëse A të shkruan sërish më thuaj.
Pas kësaj situate Stiven rezulton se i ka dërguar një mesazh shtetasit A, duke i thënë “mos e ngacmo më F”.
Ky komunikim rezulton fatal pasi pas kësaj përgjigja që do të merrte nga shtetasi A ishte “Po je burrë eja më tako dhe mos më shkruaj”
Stiven është takuar me shtetasin A, dhe ky takim sipas deklarimeve të të dashurës së tij dhënë për hetuesit ka përfunduar me plagosjen e viktimës me thikë dhe dhunimin nga ish shoku i klasës së saj.
Kjo ngjarje e ndodhur disa kohë para mesnatës së 18 Prillit moment ku rezulton se ka futur në konflikt dhe dy djemt e tjerë një të arrestuar e një në kërkim, por pa zbardhur ende motivin pasi konflikti i parë ishte me shtetasin A.
Policia ka kryer deri tani mbi 10 kontrolle për kapjen e Axel Hoxhaj, cili ka vendosur të vetdorëzohet siç njofton drejtoria e tiranës:
Vetëdorëzohet autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur me datë 18.04.2023, ku humbi jetën shtetasi S. T. Si rezultat i presionit të kontrolleve të pandërprera nga shërbimet e Policisë dhe falë negociatave të vazhdueshme me familjarët, ditën e sotme, në DVP Tiranë, është vetëdorëzuar shtetasi A. H., 18 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, më datë 18.04.2023, rreth orës 00:15, në rrugën “Skënder Sallaku”, në bashkëpunim me shtetasin E. M., 18 vjeç, (arrestuar disa orë pas ngjarjes), kanë goditur me mjet prerës shtetasin S. T., 20 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Ndërsa Manze pas krimit është fshehur për disa minuta tek kodrat e liqenit artificial dhe më pas ka telefonuar babain për ti treguar çfarë ka ndodhur.
Ai do të dal nesër para gjykatës penale tiranë për tu njohur me kërkesën e prokurorisë atë të arrestit në burg, ndërsa rrezikon minimum 20 vite burg nëse do të gjindjet fajtor.