“Nuk vrava asnjë njeri, hyra për të shuar konfliktin më goditën u largova, më lironi të ndjek studimet për menaxhim biznesi në Holandë”
Ishte kjo kërkesa e 18 vjeçarit Ensi Maze para gjykatës penale Tiranë. Gjykata pasi dëgjoi prokurorin dhe avokatët vendosi ta lërë atë në qeli deri në përfundim të hetimeve për akuzën e vrasjes së kryer në bashkëpunim ndaj viktimës, Stivi Toshkësi.
Ditën e shtunë para gjykatës pritet të dalë edhe Axel Hoxhaj i cili u vetdorëzua 48 orë pas krimit dhe dyshohet si autori kryesorë që goditi me hanxhar Stivin.
Konflikti mes palëve mbetet ende i pasqaruar ndërsa fillimisht një shok tjetër i dy të arrestuarve është konfliktuar me Toshkësin për të dashurën e viktimës, shtetasen Fiona.
Reagimi avokatit Tonin Prendi
“Ensi Maze nuk ka parë asnjë lloj hanxhari. Axel Hoxha as nuk e ka informuar Ensin për konfliktet që ka pasur më parë. Ensi Maze nuk ka pasur asnjë lloj dijenie, as për thikë, as për konfliktet. Familjarët janë të lehtësuar pas pamjeve të publikuara në media, pasi Ensi Maze nuk ka kryer asnjë veprim të dhunshëm.
Kur pasagjeri e sulmon, e deklaron dhe vetë që e kam qëlluar me grushte Ensi Mazen, Ensi Maze nuk bën asnjë reagim të dhunshëm. Në momentin që ka ndodh ngjarja, Ensi Maze ka telefonuar të atin dhe i ka thënë jam te stadiumi Arena. Aty ka pritur policinë dhe është arrestuar”, u shpreh avokati mbrojtës.