1 javë nga atentati mafioz që i mori jetën Ardian Niulaj në Shëngjin, asnjë i dyshuar nuk është arrestuar dhe hetimet janë larg ekzekutorit.
Në këtë krim dyshohet se kanë marrë pjesë 3 persona mes tyre, vëzhguesi lëvizje të biznesmenit, ekzekutori, shoferi për largimin e provave dhe të dyshuarve.
Mes provave që ende sjanë gjetur janë pistoleta, motorri me targa greke dhe një foristratë range rover.
Deri në këtë fazë policia dhe prokuroria Lezhë ka të gjithë dinamikën e momenteve para e pas vrasjes të filmuar por jo persona të arrestuar.