Po me Nënë Terezën çfarë patët?!!!!
Afro 9 vit më parë i madhi Maks Velo do të linte me intervistën e tij, detyrën e papërfunduar të një Skulpture dinjitoze asokohe të Nënë Terezës sot Shenjta Terezë.
Po si mundet që përçundimi i kësaj gruaje të madhe me gjak shqiptari ti bëhet gjithmon në portën kryesore ku futen të huaj e shqiptar në vëndin e saj, vëndin e shqiponjave. Aeroportin e Rinasit
Po rendis disa foto
E para Intervista e Maks Velos
E dyta, Skulptura e parë hequr nga rinasi si e padenjë
E treta, Skulptura e dytë vendosur por jo më e mira në një rreth rrotullim ku nga një anë duket veç kurrizi!
Fotot e fundit janë Skulptura me fytyrë të mbuluar e Shenjtë Terezës, inaguruar dhe promovuar me pompozitet edhe si investim i një banke të nivelit të dytë!!!
Po si mund ti mbulohet fytyra një zonje kaq të madhërishme…..
Kush guxon ta bëjë këtë në një vend me tolerancë fetare, pak ditë pasi Myslimanët kanë festuar denjësisht Ramazanin dhe Katolik e Ortodoks pashkët.
Kujt i vjen zor nga fytyra e shqiptares më përfaqësuese!!!!!
Të nderuar, përfaqësues të aeroportit, Ministrisë së Kukturës, Bankës, i nderuar Skulptor çdo art ka vlerë pasi në shumicën e rasteve abstraksioni në vetvete është art. Por Fytyra e Shenjtë Terezës smund të mbulohet për asnjë shije. Në atë fytyrë ka Shqipëri, ka rrudha, ka vite jetë, ka histori, ka shije, ka zhgënjim, ka shpresë, ka jetë njeriu!
I ndjerë i fyer nga mbulimi i fytyrës së Shenjtë Terezës, unë Myslimani Arsen Rusta bëj apel që kjo Skulpturë të hiqet një orë e më parë nga ai vend publik dhe kombëtar.
Ne skemi pse fshehim Historinë dhe Identitetin tonë!
#AeroportiNënëTereza
#MinistriaeKulturës
#UnionBank
#NënëTereza
#Rinas
Comments 1