WebLajm mëson se ndaj Erion Ismailit ska asnjën hetim dhe ai ska kryer asnjë shkleje ligjore deri tani.
Lajmet që qarkullojnë në media janë të pavërteta. Lidhur me operacionin ndaj CallCenter tek Rruga e Kosovarëve në Tiranë ka qenë pikërisht hetimi nga krimi ekonomik që zbuloi grupin e mashtrimit.
E pyetur nga WebLajm prokuroria e tiranës sqaroi se ishte pikërisht referimi i Ismailit që çoi në zbulimim e bazës dhe arrestimin e 3 të dyshuarve.
Po ashtu edhe AMP mohoi të ketë një hetim apo denoncim ndaj kreut të Krimit Ekonomik Tiranë.
Ky operacion është bërë 2 javë më parë, ndërsa ky sektor ka edhe 6 hetime të ngjashme në bashkëpunim edhe me Spak dhe partnerët e huaj.
Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, duke marr shkas nga interesimi i mediave të ndryshme, si edhe nga lajmet që kanë qarkulluar nëpër media dhe portale mediatike, në lidhje me shtetasin Erion Ismaili me detyrë Shefi i Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, vlerëson të nevojshme që të informojmë opinionin publik që ky lajm nuk është i vërtetë. Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë , nuk ka filluar veprime hetimore ndaj shtetasit Erion Ismaili në lidhje me çështjen penale nr.2306 të vitit 2023, ku rezultojnë të arrestuar shtetasit E.S, F.Q dhe M.K. Kërkojmë mirëkuptimin e medias, që para se të publikojë lajme që i përkasin çështjeve penale, që po hetohen nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, të kërkojë informacion në mënyrë zyrtare, me qëllim informimin e saktë të opinionit publik.