Mbi 20 kryebashkiak u paditën nga shoqëria civile për shkelje të ligjit dhe përdorim të aseteve publike për fushat elektorale, ndërsa Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e ka pushuar çështjen me argumentin se ligji zgjedhor ska kompetencë për rrjetet sociale.
ebLajm ka mundur t siguroj nj kopje të vendimit ku thuhet “Pas verifikimit të kryer, u vlerësua se postimet në llogaritë personale, në rrjetin social “facebook” të kryetarëve të bashkisë, nuk mund të përbëjnë prova të mjaftueshme për të provuar lidhjen midis postimit dhe përdorimit të fondeve publike. Kryetari i bashkisë është mund të postojë në faqen personale mesazhe politike, promovim të nismave politike, festim të arritjeve politike apo çdo lloj materiali tjetër politik, për tërheqjen e elektoratit.
Theksohet se legjislacioni në fuqi, referuar këtu ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor I Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar dhe vendimit nr. 9, datë 24.12.2020, të Komisionit Rregullator në Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nuk parashikojnë asnjë rregullimligjor të shprehur mbi administrimin e mediave sociale nga ana e funksionarëve publik. Në kushtet kur nuk është e qartë apo e rregulluar shprehimisht nga ligji kufiri i përdorimit të këtyre mjeteve të komunikimit, pretendimet e palës denoncuese janë të pabazuara dhe jo të përligjura. Marrëdhëniet personale apo postimet në llogaritë personale në rrjetin social “facebook” të kryetarit të bashkisë, dalin jashtë fushës së zbatimit dhe objekti të rregullimit të Kodit Zgjedhor dhe akteve normative në fuqi dhe si të tilla nuk mund të trajtohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Parashikimi i ndalimeve për sa i përket këtyre postimeve me natyrë politike interferon në liritë themelore sic janë liria për tu shprehur si dhe liritë dhe të drejtat politike. Kryetarët e bashkive nuk zhvishen nga e drejta e tyre private për të shprehur lirshëm bindjet politike, kjo sidomos në rrjetet e tyre sociale.
Sipas KQZ n rast se kto pastime bhen nga faqet zyrtare t institucioneve ather ka hapsir pr hetim “Në çdo rast tjetër, në kushtet ku objekt i shqyrtimit janë postimet nga llogaritë zyrtare në mediat sociale të institucioneve publike, postimet mund të shërbejnë si indicie për hetim, por gjithmonë në rast se ka mjaftueshëm të dhëna se veprimtaria publike është shfrytëzuar për thirrje elektorale”.
Kta ishin kryebashkiakt e paditur:
SUBJEKT: Kryetari i bashkisë Cërrik, z. Andis Salla;
Kryetari i bashkisë Delvinë, zj. Majlinda Qilimi;
Kryetari i bashkisë Dibër, z. Rahim Spahiu;
Kryetari i bashkisë Fier, z. Armando Subashi;
Kryetari i bashkisë Fushë-Arrëz, z. Fran Tuci;
Kryetari i bashkisë Gjirokastër, z. Flamur Golemi;
Kryetari i bashkisë Gramsh, z. Klodian Taçe;
Kryetari i bashkisë Himarë, z. Jorgo Goro;
Kryetari i bashkisë Kamëz, z. Rakip Suli;
Kryetari i bashkisë Klos, z. Ilmi Hoxha;
Kryetari e bashkisë Kurbin, zj. Majlinda Cara;
Kryetari i bashkisë Lezhë, z. Pjerin Ndreu;
Kryetari i bashkisë Mat, z. Agron Malaj;
Kryetari i bashkisë Memaliaj, z. Gjolek Guci;
Kryetari i bashkisë Patos, zj. Rajmonda Balilaj;
Kryetar i bashkisë Përmet, zj. Alma Hoxha;
Kryetari i bashkisë Sarandë, z. Adrian Gurma;
Kryetari i bashkisë Shkodër, z. Bardh Spahia;
Kryetari i bashkisë Tropojë, z. Rexh Byberi;
Kryetari i bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj.