Proçesi ndaj Ish ministrit të mjedisit Lefter Koka për Aferën e Inceneratorit do të zhvillohet me gjykim të shkurtuar. Gjykata e posaçme pranoi kërkesën e e ish-ministrit dhe ish-sekretarit të kësaj ministrie Alqi Bllako dhe 7 të pandehurve të tjerë, që proçesi ndaj tyre të vijojë me gjykim të shkurtuar.
Ne rast se ata gjënden fajtor nga gjykata do të perfitojnë ulje të dënimit me një të tretën. Ndërsa për Etleva Kondin proçesi do te vijojë me gjykim të zakonshem dhe çështja u veçua.
Seanca e rradhës ku Spak do të lexojë pretencën do të zhvillohet me 18 maj ora 9.
Sipas Spak, Koka në cilesinë e ish-ministrit ka përfituar rreth 3.7 milione euro rryshfet nga tre administratorët e kompanisë Albtek Energy, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e Stela Gugallja për dhënien me konçesnsion dhe ndërtimin e Inceneratorit të Elbasanit.
Spak u përfaqësua në këtë seancë të kërkesës për gjykim nga ish kreu Arben Kraja dhe Prokurori Klodian Braho. Të pandehurve ju rrëzua kërkesa për bashkimin e proçedimit penal të inceneratorit të Elbasanit me atë të Fierit.