Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë bën me dije se ka përfunduar mandati i anëtarëve të Komitetit Disiplinor për periudhën Prill 2019 – Prill 2023.
Referuar nenit 43/2 te Ligjit nr. 55/2018 si dhe neneve 89 dhe 91 të Statutit të DHASH, në të cilat përcaktohet përbërja dhe zgjedhja e anëtarëve të Komitetit Disiplinor, Komiteti Drejtues ka vendosur thirrjen e Këshillit të Përgjithshem të DHASH për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të këtij Komiteti Disiplinor.
Zgjedhjet do të zhvillohen ditën e Premte datë 26 Maj. Vëndi dhe ora do tu bëhet me dije anëtarëve të KP me një njoftim të dytë.
Me këtë rast, Komiteti Drejtues ju bën thirrje të gjithë avokatëve që kanë interes për kandidim, të plotësojnë formularin bashkangjitur dhe ta dëpozitojne atë pranë administratës së DHASH brenda datës 24 Maj 2023.
Njekohësisht ju bëjmë me dije se pranimi i kandidaturave do të bëhet i mundur në respektim të kritereve të përcaktuara në nenin 89 te Statutit.