Autoriteti i Konkurencës bënë me dije nëpërmejt një njoftimi për medias se në rastin e ndërmarrjes Tirana International Airport SHPK në tregun e shërbimit taksi për udhëtarë nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.
Referuar monitorimit në tregun e shërbimit taksi për udhëtarë nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës nga ana e Komisionit të Konkurrencës u vlerësua se, mund të jemi para shkeljes së nenit 9 të ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, ku përcaktohet se përbën abuzim nga ana e një ndërmarrje me pozitë dominuese refuzimi për të ofruar shërbime/produkte duke i vendosur ato në kushte të pabarabarta konkurrence.Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës me vendimin nr. 984, datë 11.05.2023 vendosi hapjen e procedurës së hetimit paraprak ndaj ndërmarrjes Tirana International Airport SHPK në tregun e shërbimit taksi për udhëtarë nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.
WebLajm mëson se hetimi i thelluar vjen për shkak se aeroporti refuzon që në territorin e tij të futen automjete të tjera të shërbimit Taxi për të sjell apo marrë pasagjer.
Comments 1