Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, shpalosi programin e tij për personat me aftësi të kufizuar. Gjatë një takimi me përfaqësues të shoqatave, Këlliçi premtoi më shumë vëmendje për këtë shtresë të shoqërisë, e cila deri më sot është lënë në harresë nga bashkia e Tiranës. Një ndër problemet kryesore për personat me aftësi të kufizuar, është mungesa e rampave në pallate, rrugë apo institucione, gjë për të cilën Këlliçi u angazhua se do të punojë që të zgjidhet pas 14 majit.
_“Edhe pse ekziston që prej vitit 2008 rregullorja, dhe këtu më korigjoni nëse e kam gabim, zbatimi I rregullave për eleminimin e barrierave arkitektonike dhe banesat, hapësira dhe shërbimet publike, e cila përmban të gjitha detajimet teknike për realizimin e elementeve të përshtatmërisë në standardet e duhura, bashkia e Tiranës, sërish deri sot në vitin 2023 nuk I ka zbatuar këtë rregullore. Këto rregulla ju garantoj që do të zbatohen menjëherë në procesin e planifikimit dhe dhënien e lejeve të ndërtimit për të siguruar që të gjitha ndërtesat e reja të jeë të aksesueshme për personat me aftësi të kufizuara në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe perëndimore_”-tha Këlliçi.
Autobusi falas do të jetë një lehtësim për këtë shtresë të shoqërisë, por Belind Këlliçi premtoi gjithashtu edhe modernizim të transportit publik, me autobus që ofrojnë rampa për ngjitjen e karrocave në këto mjete.
_“Unë kam bërë një premtim për autobusin falas dhe sigurisht do ta mbaj pas 14 majit. Por mbi të gjitha ne do të modernizojmë linjën e autobusave dhe të gjitha stacionet edhe për personat me aftësi të kufizuara. Në pjesën e programit të modernizimit të flotës së autobusëve që do të jepen pa pagesë, sigurisht ka për të qenë dhe sigurimi I autobsuëve që janë të pajisur me rampa që e kanë një detyrim_”-tha Këlliçi.
Një tjetër angazhim, është ai për rritjen e kuotave të punësimit të personave me aftësi të kufizuar në bashkinë e Tiranës dhe institucionet në varësi.
_“Kuoata e punësimit për personat me aftësi të kufizuar do të jetë një prioritet tjetër që bashkia e Tiranës do të vendos përmes sistemit të kuotave të punësimit të stafit të saj dhe të ndërmarrjeve publike në varësi të bashkisë së Tiranës. Një praktikë që zbatohet në shumë vende europiane. Për sa I përket integrimit të personave me aftësi të kufizuar, do të ndjekim këtu, modelin e Gjermanisë dhe të Luksenburgut, ku kjo përqindje do të jetë 5% e fuqisë punëtore në varësi të bashkisë Tiranë brenda mandatit të parë_”, u shpreh kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës.
Belind Këlliçi premtoi më shumë vëmendje edhe në trajtimin financiar nëpërmjet programeve të ndryshme që janë në kompetencë të pushtetit lokal, duke veçuar këtu edhe politikat e strehimit.
_“Do të ketë prioritet në financimet dhe mbështetjen sociale që ofrohet nga bashkia për personat me nevoja të veçanta do t`u jepet një bonus pikësh avantazhuese në çdo thirrje. Konkurs apo proces të aplikimit për mbështetje nga bashkia e Tiranës. Qytetarët me aftësi të kufizuar do të kenë një trajtim preferencial kur bëhet fjalë për politikat sociale të strehimit. Kjo në mënyrë të veçantë_”-tha Këlliçi.
Për të gjithë personat me aftësi të kufizuar, apo të moshuarit që nuk kanë kujdestarë, parashikohet ndërtimi i katër qendrave të shërbimit në banesë.
_“Do të ndërtojmë katër qendra të shërbimit në banesë, nga një në çdo vit. Të shpërndara në katër zona të ndryshme për të mbuluar një shërbim sa më gjithëpërfshirës. Këto qendra do të huazohen nga praktikat më të mira perëndimore të kujdesit shoqëror që ofrohen në banesë dhe do ti dedikohen personave me nevoja të veçanta sikurse dhe të moshuarëve, për të cilët nuk është e mundur të marrin shërbime të përditshme sociale ose dhe rezidenciale, dhe të cilët nuk janë nq gjendje të kujdesen për veten apo të ndihmohen nga pjesëtarë të familjes apo një kujdestar personal”_-u shpreh Belind Këlliçi.
Ndërkohë, përfaqësues dhe drejtues të shoqatave të personave më aftësi të kufizuar, treguan me shembuj se si bashkia e Tiranës i ka diskriminuar në trajtim këto shtresa të shoqërisë. Në disa raste, shoqatat e PAK, treguan agresionin e bashkisë deri në shembje të zyrave të tyre, për t`i hapur rrugë ndërtimit të pallateve, duke lënë pa ambiente pune shoqatat e aftësisë së kufizuar.
_“Jemi katër vite që dera e bashkisë së Tiranës, e të gjithë dyert e bashkive në Shqipëri, janë të mbyllura. Bashkia e Tiranës tinëz, si hajdut, si shkatërrues, ka shkuar dhe ka shkatërruar natën pa asnjë njoftim shoqatën. Kemi pasur dhe një magazinë që na ka dhënë vetë lali Eri dhe ajo magazinë është shembur. Për sa I përket parkingjeve bashkia e Tiranës del mbi KEMP-in. Për të shkuar për të marrë një parkim për t`u futur nën tokë, duhet të shkosh të marrësh një letër te mjeku i lagjes. Absurde! Kemi një qendër kombëtare rehabilitimi të të verbërve, po dhe të gjithë personave me aftësi të kufizuar me 150 shtretër, ne mund ta riaktivizojmë atë qendër. Dhe për fat të keq që në atë vit dhe në vazhdim në asnjë bashki, qoftë bashkia e Tiranës qoftë bashki të tjera nuk ka ofruar asnjë lloj shërbimi të posaçëm për personat me aftësi të kufizuar”_-u shprehën disa përfaqësues shoqatash.