Aksident i rëndë me pasojë 1 viktimë ka ndodhur pak pas mesnate. Në aksin e unazës tiranë-teg një automjet foristradë me targa diplomatike ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurat. Paraprakisht flitet për 1 viktimë e 1 të plagosur. Automjeti mësohet se është Hyndai me targa CD 21 që i përket selisë diplomatike Ruse.




Ky aksident ka bllokuar për afro 45 min qarkullimin ndërsa shkak dyshohet humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit. Një grup hetuesish nga policia rrugore nën drejtimin e prokurorisë po verifikojnë shkaqet.