Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka rrëzuar rekursin e bërë nga ish zv.Kryeministrin Arben Ahmetaj për kontrollin e ambjenteve private përfshi apartament, vila, automjet, celularë të bashkëjetueses së Ahmetaj dhe atij në lidhje ne dosjen e “Inceneratorit”.
Më 9 mars, Byroja Kombëtare e Hetimit kreu kontrolle në shtëpinë e ish-gruas dhe partneres aktuale të Ahmetajt. Ish-zv.Kryeminisri Ahmetaj pretendon se nuk është marrë leje nga Kuvendi për këto kontrolle, pasi ai është deputet dhe ka imunitet.
Vendimi i Kolegjit Penal në Gjykatën e Lartë
Avokatët mbrojtës të ish-ministrit kundërshtuan kontrollin e ushtruar më 9 mars nga Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, me pretendimin se SPAK ka shkelur ligjin dhe kushtetutën, duke mos marrë një autorizim nga Kuvendi për kontrollin e banesës ku Ahmetaj bashkëjeton me shtetasen Erjola Hoxha.