Në kuadër të operacionit “Brand” krimi ekonomik në policinë e tiranës ka zbuluar një skemë mashtrimi me shitjet online të çantave modele për zonja. E arrestuar është shtetësja Erlinda Metaliaj ndërsa WebLajm mëson se ajo tregonte këto produkte sikur ishin marka origjinale Gucci dhe Luis Viton por në të vërtet ishin produkte të kondtrabanduara dhe “fake”.
WebLajm sjell foto të çantave të sekuestruara në kuadër të këtij hetimi ndërsa shitjet nuk bëheshin Online nëpërmjet faqeve të Internetit por shiteshin në dyqanet e Tiranës.
Hetimet kanë nisur pas denoncimeve të disa blerësve të cilat pasi kanë marrë porduktet i kanë verifikuar dhe kanë kuptuar që ato ishim imitime të markave të njohura.
Njoftimi policisë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Brand”, për goditjen e një rasti të veprimtarisë kriminale në fushën e krimit ekonomik.
Mashtroi një shtetase duke i shitur asaj, çanta si të markave origjinale, të kontrabanduara, kundrejt çmimit 36 000 euro, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçarja.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e krimeve ekonomike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Brand”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasja:
E. M., 30 vjeçe, banuese në Tiranë.
30-vjeçarja dyshohet se i ka shitur një shtetaseje, 9 çanta si të markave, kundrejt çmimit 36 000 euro, me pretendimin se ishin origjinale. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasja E. M. kontrabandonte çanta si të markave, në Shqipëri, dhe më pas i shiste ato online, me çmime të konsiderueshme.