Sergei Mironov është diplomati Rus që humbi jetën në aksidentin fatal mbrëmjenne dejshme në Unazën Lindore në Tiranë. I plagosur ka mbetur Andrea Kukuviç.
WebLajm ka siguruar të dhëna se mjeti me targa diplomatike CD2139A foristradë Hyndai në pronësi të ambasadës Ruse ishte ndëshkuar disa herë nga policia.
Shkeljet janë konstatuar në rrugët e shqipërisë si Lushnje, Tiranë.
Gjobat janë vendosur nga viti 2020 e deri më 7 Prill 2023 ndaj këtij mjeti që momentin e aksidentit drejtohej nga Mironov.
Njoftimi policisë për aksidentin
Tiranë
Më datë 11.05.2023, rreth orës 23:10, te mbikalimi në Mjull Bathore, automjeti i ambasadës ruse, me drejtues shtetasin A. K., dhe pasagjer shtetasin S. M., është përplasur me banderolën metalike të rrugës, ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me bordurën.
Si pasojë e plagëve të marra nga përplasja, ka ndërruar jetë në spital shtetasi rus S. M., 36 vjeç, ndërsa shtetasi A. K., 30 vjeç, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.