WebLajm mëson se Pano Kokoveshi është shtruar para pak mintuash me urgjencë në Tiranë tek spitali “Nënë Tereza” pasi ka pretenduar se vuan nga zemra.
Sipas Prokurorisë ai ka bërë një Bypass 10 vite më parë dhe kanë qenë mjekët që e kanë shtuar atë për kurim.
Pamje nga arrestimi Belerit dhe Kokoveshit
Prej disa orësh pretendime për shqetësime shëndetësore ka shfaqur edhe Fredi Beleri ndërsa në 11:15 minuta gjykata e Vlorës pritet të vlersojë kërkesa e prokrorisë për arrest.
Beleri u arrestua me akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje teksa për blerjen e 8 vota u sekuestruan edhe 40 mijë lekë. Gjykata e Vlorës caktoi ndaj tij masën e sigurisë arrest në burg dhe dosja kaloi për kompetencë në SPAK. Ndërsa për Kokoveshin masa u dha pak më parë në spital duke caktuar po ashtu arrest në qeli.
Ky hetim u nis nga policia e Vlorës pas informacioneve dhe fakteve në terren për shit-blerje votash.