Gjyqtari i Lartë z.Sandër Simoni deklaroi për emisionin “FactCheck” të gazetarit Arsen Rusta se drejtimi gjykatave nga zëvendëskryetarët është një zgjidhje përjashtuese dhe e përkohshme dhe nuk duhet të bëhet një rregullim i përgjithshëm.
Duke vijuar më tej, Simoni tha se KLGJ duhet të hapë menjëherë garën me një sistem verësimi karriere për drejtuesit.
Harta e re gjyqësore është tashmë një realitet, një nga produktet fundore të reformës në drejtësi, sa i përket reformës strukturore.
Së bashku me procesin e riformësimin e Gjykatës së Lartë, plotësimi i vendeve vakante në gjykatën e apelit dhe ristrukturimit të hartës së re gjyqësore, problemi që dhe unë konstatoj është ai i mungesës së drejtimit të gjykatave nga ana e drejtuesve funksionale mbi bazën e rregullave të reja të sistemit të vlerësimit të karrierës dhe ngritjes së detyrë. Harta gjyqësore si synim të saj ka pasur rritjen e eficensën dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët sa i përket administrimit gjyqësor, por edhe rritjes së cilësise.
Drejtimi i gjykatave nga zëvendëskryetarët është një zgjidhje përjashtuese dhe e përkohshme dhe nuk duhet të bëhet një rregullim i përgjithshëm sepse që të kemi gjykata me një sistem të mirë administrimi dhe shërbime të specializuara që mudn të ofrohen, drejtuesit e gjykatave duhet të plotësojnë kriteret e profesionalizmit, transparencës , integritetit pasi drejtimi i gjykatës dhe menaxhimi është një nga kushtet thelbësore për një sistem drejtësie eficent.
Për plotësimin e hartës gjyqësore duhet që KLGJ të shpallë menjëherë vendet për funksionet drejtuese me një sistem vlerësimi karriere.
Reagimi i Llagamit për mungesën e kryetarëve
Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami deklaroi për emisionin “Factcheck” të gazetarit Arsen Rusta se harta e re gjyqësore po jep impaktet e para dhe se organizmi është bërë në mënyrë të atillë që mos të preken qytetarët.
E pyetur për kryetarët e gjykatave duke qenë se tani këto institucione drejtohen nga zëvendësit, Llagami tha se janë kërkuar ndryshime ligjore nga Parlamenti për të vazhduar për të vazhduar me procedurat.
Sot është një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë komunitetin e juristëve, jo vetëm për gjykatat. Është ditë refleksioni, që ne duhet të shohim tek vetja, dhe të shohim ku të përmirësojmë punën tonë. Koinçidon dhe me javën në të cilën ka filluar dhe implementimi i fazës së dytë të hartës së re gjyqësore që prek shkallën e parë të juridiksionit të përgjithshëm. Nga ana e KLGJ janë marrë të gjitha masat dhe riorganizmi që i është bërë gjykatave është bërë në mënyrë të tillë që nuk ka impakt tek qytetarët. Duke marrë masa që të krijojmë mundësinë që të gjithë akses dhe lëvizjet të kryhen në mënyrë të duhur pa kosto.
Ajo që duam të bëjmë si Këshill për zgjedhjen e kryetarëve të gjykatave jemi drejt përzgjedhjes së një profili sa më të mirë për një kryetar gjykate. Profili i kryetarit të gjykatës duhet që jo vetëm të plotësojë pjesën e aftësisë profesionale, por duhet të jetë lider. Është personi kyç që merret me pjesën e administrimit, komunikimit jo vetëm nëpërmjet stafit, por me median dhe gjykatat. I kemi propozuar Kuvendit të rishikohet dispozita për përzgjedhjen e kryetarëve në gjykata me qëllim që ta mundësojë Këshillin për të arritur për të deduktuar profilet dhe gjyqtarët më të mirë për të qenë drejtues. Kjo nuk do të thotë që na mungon lidershipi në gjykata. Të gjitha gjykatat drejtohen nga zëvendëskryetarët që janë në detyrë. Nga ky proces i thellë që është riorganizues në gjykata kanë bërë një punë të shkëlqyeshme duke krijuar mundësi dhe duke bërë lëvizje dhe ristrukturim të stafit në kohë reale.
Nga ky ristrukturim i thellë ne nuk kemi humbje të kapaciteteve të gjykatave që është një vlerë për Këshillat, shpresoj që zbatimi i hartës së re gjyqësore do të ketë impaktet e para.
Kemi kërkuar propozime ligjore, kemi marrë dakordësinë e Kuvendit për t’i miratuar por duke qenë se janë zgjedhjet Kuvendi nuk e ka në axhendën e këtij muajit. Jam besimplotë që brenda muajit tjetër do reflektohet dhe do na japë mundësinë që Këshilli të hapë garën dhe për të gjetur profilin më të mirë.
Parlamenti s’do zhgënjejë pasi ka treguar vendosmëri për t’i çuar deri në fund këto ndryshime ligjore.
Kjo lloj dakordësia që kemi çuar është jo vetëm e këshillit, por e gjithë magjistratëve.
Nëse nuk do kemi dakordësi nga Kuvendi do të vijojmë me rregullimin që kemi, nga shtatori e tutje, duke qenë se Këshilli po merret me zbatimin e fazës së tretë të hartës gjyqësore që prekin gjykatat e shkallës së parë administrative.