Pas 17 Muaj qëndrim në qeli dhe refuzimit prej më shumë se dhjetë herë për ta liruar nga burgu, Lefter Koka ish ministri i mjedisit është njohur me pretencën e prokurorisë për aferën e Inceneratorit të Elbasnit.
Ish drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme z.Arben Kraja ka lexuar pretencën duke kërkuar 4 vite burg për akuzën e shpërdorimit të deturës dhe 9 vite për atë të korrupsionit për z.Koka.
Në bashkim një dënim të vetëm prej 10 vitesh e për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimin final t ëish ministrit me 6 vite e 8 muaj burgim.
Vetë z.Koka sishte i pranishëm në seancën ndërsa u përfaqësua me avokat. Për ish sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit z.Alqi Bllako i cili para se të arrestohej dorëzoi mandatin e deptuetit të Partisë Socialiste, SPAK nuk arriti të provojë korrupsionin dhe kërkoi dënim vetëm për shpërdorim detyre.
Katër vite ishte prenteca e SPAK ndaj Bllakos e për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimin final me 2 vite e 8 muaj.
10 vite burgim SPAK kërkoi edhe për të kosnideruarit krerët e kësaj aferë që ndodhen në arrati mes tyre biznesmenët Mirel Mërtiri e Klodian Zoto, ndërsa për Stela Gugallja u kërkua 7 vite burgim.
SPAK ka kërkuar po ashtu përfundimin e statusit juridik të kompanive të Inceneratorit mes tyre Albtek Energy dhe Integrated Technology Servis, si dhe konfiskimin e të gjitha aseteve të tyre në favor të shtetit. Ky hetim u ndoq nga Prokurori Klodian Braho aktualisht drejtues i njësisë antikorrupsion në SPAK dhe ish kreu i SPAK z.Kraja.
Pretenca e SPAK e Plotë dhe me Gjykim të shkrutuar
Lefter Koka, 10- (Gjykim i shkurtuar 6 vite e 8 muaj burg)
Alqi Bllako 4- Gjykim i shkurtuar 2.8
Serafin Papa 4- Gjykim i shkurtuar
Bardhyl Çabiri 4- Gjykim i shkurtuar 2.8
Mirel Mërtiri 10 – Gjykim i shkurtuar 6.8
Stela Gygallja 7 – Gjykim i shkurtuar 4.8
Klodian Zoto 10- Gjykim i shkurtuar 6.8
Pëllum Abeshi 4 vite
Jonida Zqeqo 4 vite
Nga 57 vite burg të kërkuar në total, SPAK ka shtuar edhe masën ndaluese të ushtrimit të funksionit publik me 5 vite për secalin nga ish zyrtarët.