1 vit burgim ka kërkuar Prokurorja e Spak Dolorez Musabelliu për ish kreun e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja. Seanca e prentencës është mbajtur dje në Gjykatën e Posaçme. Kjo pretencë është me kusht pezullimim e dënimit për 24 muaj shërbim prove në rast se gjindet fajtor.
Dedja u shkarkua nga Vetting ndërsa u hetua nga Spak për akuzën e deklarim të rremë e fshehje pasurie.
Sipas Spak ai fshehu një apartament në golem, nuk justifikoi blerjën e një apartamenti në Tiranë prej 146 m2 dhe 10 minë euro të marra hua nga një person që skishtë të ardhura, i cili ishte dhe kunati i ish gjyqtarit.