U arrestua për vjedhje dhe prej 1 muaj mbahej në spitalin “Nënë Tereza” ndërron jetë Jani Rustemi.
Mamaja e Rustemit shpesh në media denoncoi se ndaj djalit të saj është ushtruar dhunë. Ndërsa policia pasi konstatoi gjëndjen e tij jo të mirë pas arrestimit nga patrulla e shtruan në spital.
Jani Rustemi që ishte i shtruar në Reanimacionin Qëndror në QSUT, dhe në ora 16:20 ka ndërruar jetë, konfirmuar nga Mjeku.
Jani Rustemi është i datëlindjes 15.04.1995 lindur e banues në Tiranë, me gjendje civile i martuar, ka dy fëmijë, arrestuar më 12.04.2023 për “Vjedhje” dhe me gjendje gjyqësore i dënuar më parë.
Jani Rustemi ishte I shtruar ne Reanimacionin Qendror të QSUT-së në gjendje të renduar shëndetësore në koma pasi vuan nga “Bradipne humbje koshience, acidozë e thellë respiratore”.