Cilat janë dyshimet dhe provat e policisë dhe prokurorisë për Belerin sot Kryebashkiak i Himarës i zgjedhur më 14 Maj.
Sipas këtij vendimi të siguruar nga FactCheck thuhet se jo vetëm para kundrejt blerjes së votës nga 2 mijë deri në 5 mijë lekë, por po ashtu edhe kundrejt 200 eurove.
Më tej thuhet në këtë dokument Beleri premtonte edhe favore me ndikimin e tij për të pajisur të interesuar me letra greke apo pension nga shteti grek, në rast se do mbështetej me votë.
Pas këtyre informacioneve policia ka regjistruar 6 ditë para zgjedhjeve lokale më datë 8 Maj procedim penal, duke ja referuar më pas prokurorisë për veprën penale të korrupsionit zgjedhor.
Për të gjitha këto dyshime është kërkuar nga prokuroria 15 ditë leje për filmime përgjime dhe fotografime të fshehta në ambiente publike dhe private, e po ashtu edhe autorizimi për të përdorur agjentë të infiltruar.
Është pikërisht ky person i cili pasi ka nënshkruar marrëveshjen me prokurorinë për të mos u ndëshkuar penalisht që ka hyrë në negociata me të dyshuarit deri më datë 12 maj ora 00:15 minuta kur Beleri dhe Pandeli Kokoveshi janë arrestuar në kushtet e flagrancës.
Në pikën 14 të këtij vendimi thuhet se dy ditë para arrestimit dhe 4 ditë para zgjedhjeve Beleri më datë 10 Maj është takuar me shtetasin A.R në Potam Himarë.
“Në këtë takim është rënë dakord mes Belerit dhe A.R që ky i fundit të bënte një listë me personat që do të votonin Fredi Belerin dhe t’ia dorëzonte Alfredit këtë listë”.
Më tej thotë vendimi i gjykatës “Brenda të njëjtës ditë A.R ka shkuar në zyrën e Fredi Belerit dhe ka takuar sekretaren e këtij të fundit duke i lënë një listë dhe thënë se kishte folur me Alfredin dhe po i linte listën”.
Në kronologji të veprimeve për të shkuar tek provat, në vendim thuhet se i infiltruari A.R., po në të njëjtën ditë ka folur në telefon me Alfredin dhe janë takuar në Potam para një Bari dhe aty nga përgjimet ambjentale është arritur të dokumentohet biseda. “Në rast se emrat në listë do të votojnë për mua do të paguaj 50 euro çdo votë dhe ty do të të jap 300 euro’’.
Ndalur tek një bisedë mes të infiltruarit dhe atyre ditëve kandidatit Beleri, atij i është kërkuar të takoj vetë zgjedhësit dhe ti jap paratë, por prokuroria sipas fakteve të mbledhura nga i infiltruari pranon se Beleri ka refuzuar duke thënë se s’merret ai me këto punë.
Po ku shkëmbehen paratë?
Paratë 8 copë prerje 5000 lekëshe shkëmbehen në tualet dhe personi që takon të infiltruarin është Pandeli Kokoveshi dhe jo Fredi Beleri, këtë fakt e pranon edhe vetë prokuroria e policia ku thotë se këtë moment e ka të dokumentuar me audio e video.
Para hetuesve vetë Beleri ka deklaruar se, “Nuk kam asnjë lidhje me dyshimet për të cilat po hetohem”.
Marrë nga MCNTV emisioni FactCheck