87 vite më parë Ministri i Brendshëm Shqiptar, në vend të ruajties së rendit dhe sigueisë rezulton se kërcënonte me armë e jetë kolegë e tij në qeveri!
WebLajm sjell historinë e publikuar nga Arkivat, e cila edhe pas gati 1 shekulli duket reale…
Dokumenti i mësipërm i vitit 1936 paraqet ankesën e ish-ministrit të Financave, deputet i Dibrës asokohe, Abdurahman Dibra, drejtuar Mbretit Zogu I, të cilit i bën me dije kërcënimin që i është bërë në zyrēn e ministrit të Brendshëm, Et’hem Toto. Ndër të tjera, Dibra shkruan: “Ai e nxori koburen kundrejt meje tue më kërcënue me vrasje e tue më diktue nji deklaratë të cilën e nënshkrova nën kërcënim”.

Sipas tij, ministri Et’hem Tota nuk ishte mjaftuar me kaq, por kishte sekuestruar gazetën “Besa”, pas botimit të një qarkoreje. Po ashtu, Dibra parashtronte klauzolat ligjore dhe kërkonte dënimin e aktit të ministrit Toto.

