Avokatët nesër nëpërmjet proçesit të votimit për Komitetin Disiplonor do të zgjedhin pesë anëtarët e rinjë drejtues.
Ky proçes u njoftua më herët nga Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë e cila njoftoi se “Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë bën me dije se ka përfunduar mandati i anëtarëve të Komitetit Disiplinor për periudhën Prill 2019 – Prill 2023. Referuar nenit 43/2 te Ligjit nr. 55/2018 si dhe neneve 89 dhe 91 të Statutit të DHASH, në të cilat përcaktohet përbërja dhe zgjedhja e anëtarëve të Komitetit Disiplinor, Komiteti Drejtues ka vendosur thirrjen e Këshillit të Përgjithshem të DHASH për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të këtij Komiteti Disiplinor. Zgjedhjet do të zhvillohen ditën e Premte datë 26 Maj.
Me këtë rast, Komiteti Drejtues ju bën thirrje të gjithë avokatëve që kanë interes për kandidim, të plotësojnë formularin bashkangjitur dhe ta dëpozitojne atë pranë administratës së DHASH brenda datës 24 Maj 2023. Njekohësisht ju bëjmë me dije se pranimi i kandidaturave do të bëhet i mundur në respektim të kritereve të përcaktuara në nenin 89 te Statutit”.
Rendi i Ditës :
– Zgjedhjet për antarët e Komitetit Drejtues tëDhomes të Avokatisë të Shqipërisë.
– Krijimi i grupit për oponencën e projekt kodit penal ( Pjesa e Përgjithshme ).
– Miratimi i vendimeve te Komitetit Drejtues per mbulimet financiare të strukturave drejtuese në qendër dhe në bazë.
– Mbyllja e Dhomës së Avokatisë të Pogradecit dhe kalimi duke u bërë përthithja nga Dhoma e Avokatisë Korçë .
– Të ndryshme
WebLajm mëson se në garë për një nga Pesë Anëtarët e Komitetit Disiplonorë është edhe Juristi Ledio Braho.
Por cili është Braho?
Ledio Braho që nga nëntori i vitit 2014, është avokat dhe Partner Themelues/Drejtues pranë Zyrës “B&K Legal & Tax Consulting” sh.p.k. me aktivitet kryesor në fushën e të drejtës civile dhe asaj administrative. Më parë ai ka punuar si Këshilltar Ligjor i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, si pjesë e Programit Lead Albania.
Zoti Braho ka kryer studimet master (LL.M.) në fushën e të drejtave ndërkombëtare të njeriut dhe ligjit humanitar pranë Europa-Universität Viadrina në Gjermani, me bursë nga Shërbimi Akademik i Shkëmbimit Gjerman (DAAD). Më herët, ai ka kryer studimet në jurisprudencë duke u diplomuar si jurist pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Gjatë studimeve, ai ka qenë i zgjedhur si përfaqësues i studentëve në Këshillin Akademik të Fakultetit të Drejtësisë.
Me vendim të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë ai është emëruar si Konsulent, pjesë e Rrjetit të Profesionistëve të Konsultimit Publik për Grupin e Reformës në Sistemin Gjyqësor ku ka dhënë disa opinione.
Zoti Braho ka punuar më parë pranë Inspektoratit Qendror, Ministrisë së Integrimit Evropian, si edhe lektor i të Drejtës Ndërkombëtare Private dhe asaj Publike pranë “Albanian University” në Tiranë.
Si Avokat, z. Braho është zgjedhur për dy mandate Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë dhe asaj të Tiranës. Gjithashtu, ai është zgjedhur edhe anëtar i Komitetit të Disiplinës pranë Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë.
Që nga tetori i vitit 2020, z. Braho është zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë anëtar i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve në Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.