Fraktura -si një ndërhyrje artistike site specific dhe takim publik – lindi si një lëvizje alternative me synimin që publiku të kishte një pjesëmarrje aktive e në fakt, çelësi i Frakturës qëndron pikërisht tek ky angazhim i publikut në një rol aktiv dhe tek ftesa për grupe të gjera interesi rreth trashëgimisë së projektit, i cili lidhet ngushtë me vetë fatin e ish burgut famëkeq të Spaçit. Të gjithë së bashku, ne iniciuam nje sfidë me projektin Fraktura duke ftuar grupime edhe joinformale në projekte paralele konkrete, të cilat në mënyra të ndryshme ta trajtojnë Kujtesen Kolektive dhe Hapesirën e Spacit si një lëndë për të ndërtuar narracione alternative me atë çfarë është bërë me këto çështje deri në këtë moment. Nga rrënojat e Spaçit duhet të linde një vetëdijësim mbi Mizorinë e diktaturës, kjo padyshim por duhet bërë akoma më shumë: Spaçi është emblemë e asaj mizorie dhe si e tillë shoqëria e sotme ka për detyrë të angazhohet mbi të ardhmen e këtij siti duke synuar muzealizimin e tij. Fraktura synon pikërisht këtë gjë.
Eventi i datës 27 Maj 2023, lind kështu në kuadër të realizimit të dokumentarit Fraktura dhe katalogut të ekspozitës, por kërkon prat ë realizojë atë diçka më shumë që tashmë ka në and-në e saj: të angazhojë celula të komunitetit të krijuar rreth ndërhyrjes artistike në Spaç dhe ti motivojë për të vazhduar në këtë rrugëtim. Disa prej tyre madje të kenë mundësi të shfaqen dhe diskutohen pikërisht nëSpaç. Për këtë, ne ju ftojmë në këtë diskutim të hapur public mes nesh.
Programi:
12:00 – 12:15
Mirëseardhje
Dr. Tobias Rüttershoff – Drejtor i KAS në Shqipëri
Elton Koritari – Kurator
12:40 – 13:00
Prezantim i botimit “FRAKTURA”
Fatos Lubonja – Autor, publicist dhe ish i burgosur
në Spaç
Ardian Isufi – Artist, profesor në Universitetin e
Arteve Tiranë
12:15 – 12:40
Shfaqja e dokumentarit “FRAKTURA”
Altin Çelmeta – Regjisor i dokumentarit
13:00 – 14:00
Trashegimia e “FRAKTURA”
“Spaç Summer School”
Dr. Alessandro Massoni / University of New York
Tirana
“Untapped Potential”
Arnen Sula – “Te Bunkeri”
“Spaç 3.0 Museum”
Elton Koritari & Ardian Isufi
Për informacione të mëtejshme apo për materiale shtesë mund të kontaktoni me zyrën tonë të komunikimit në kontaktet
e mëposhtme:
Email: [email protected] / [email protected] / Tel. +355 4 562 9632 / +355 69 558 5505
Ju mirëpresim!