U përzgjodh nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për detyrën e Gjyqtarit të Lartë, emri i gjyqtares Enkelejda Softa Metalia mbërrin në tyrezën e Presidentit Bajram Begaj.
Në rast se Presidenti do ta dekretojë, Metalia do të jetë gjyqtarja e 17-të në trupën e gjyqtarëve të lartë. Trup e cila e cila aktualisht ka tre vakanca.
Gjykata e Lartë përbëhet nga 19 anëtarë dhe aktualisht ka 16 anëtarë, ndërsa në Korrik përfundon edhe mandati i zv.Kryetarit z.Sokol Sadushi, mandat për drejtimin 3 vjeçar të kësaj gjykate.
Metalia pritet ti bashkohet kolegjit adminsitrativ si pejsë e trupës gjykuese në Gjykatën e Lartë. Metalia ka kaluar me sukses proçesin e Vettingut, ndërsa në karrierën e saj ajo është paditur në vitin 2016 nga Bashkia Tiranë për konflikt Interesi dhe i është kërkuar të largohet si gjyqtare nga trupi gjykues për kullat ke liqeni.
Kjo padi ishte për 5 Kullat që po ndërtoheshin asokohe nga kompania Gener 2, të cilat pas disa muaj pezullim rinisën ndërtimet dhe sot janë në përfundim të tyre.
Vendimi i KLGJ që e përzgjodhi si gjyqtare e lartë mes 3 kandidaturave