Me rastin e 20 vjetorit të Credins bank, u zhvillua ekspozita më e re e artit figurativ, “Arti në rrugëtimin tonë”, e cila u zhvillua në kuadrin e planifikimit të aktiviteteve të ndryshme të përcaktuara nga banka. Kjo ekspozitë u mundësua nga galeria Kalo, e cila njëherazi vuri në dispozicion dhe përzgjodhi veprat artistike, duke u kujdesur që ato të përfaqësonin artin që ka shoqëruar Credins bank gjatë dy dekadave si dhe kategori të ndryshme të artistëve e të artit të tyre, si nga realizmi socialist ashtu edhe arti modern, e bashkëkohor.
Veprat e artit figurativ të ekspozuara, janë 20 piktura që sjellin shumë dimensione artistike plot ngjyra. Një kolanë interesante që ilustrojnë larminë e asaj që jeta na ofron, paradigmën e saj mes fenomeneve që ndihen, shihen dhe përjetohen.
Në një atmosferë të ngrohtë dhe mjaft të kuruar artistikisht, të pranishëm në këtë ekspozitë ishin drejtues të lartë të Credins bank, përfaqësues të ndryshëm të artit dhe kritikës, si dhe të ftuar special, piktorët e pikturave të zhvilluara ndër vite në Credins bank. Mes bisedash, të ftuarit patën mundësinë të shijonin larminë e ngjyrave në peisazhe, portretet, tematika apo gjendje të ndryshme meditative, të cilat, të trajtuara dhe punuara me shumë stil erdhën në një stil mjaft unik.
Pranë zyrave qendrore të Credins bank, u çel ekspozita “Arti në rrugëtimin tonë”.
Një mbrëmje artistike e veçantë, me të ftuar special të fushës së artit e kryesisht atij figurativ.
Kjo ekspozitë erdhi si pjesë e përcaktuar e aktiviteteve kulturore për 20-vjetorin e Credins bank.
Credins bank, lajtmotivi i kulturës shqiptare!
Më poshtë do të ndiqni kronikën speciale në Top Channel për emisionin kulturor “Artkand”. https://fb.watch/kT0g8dm8DV/?mibextid=Nif5oz / LINK VIDEO nga EKSPOZITA
#credins#bank#20viteCredins#jakujammety#art#artinerrugetimintone#ekspozite#pikture#piktore#painting#galeri#event#art#kulture