Edhe pse fitoi mandatin e kryebashkiakut më 14 Maj, Dhionis Fredi Beleri ska mundur të bind gjykatën për të fituar lirin.
Me kërkesë të Spak ai u la në qeli edhe nga apeli, ndërsa Pandeli Kokaveshi u lirua për shkaqe shëndetësore me masën detyrim paraqitje.
Kjo masë e apelit i pamundëson Belerit të betohet para këshillit bashkiak në Himarë, betim i cili është kusht që ai të nis detyrën.
Në rast se edhe kërkesa e tij për liri disa orë për tu betuar do të rrëzohet nga Spak e Gjykata, atëher Himara pritet të shkoj në zgjedhje të parakohshme.