Gjykata e Elbasanit ka liruar nga qelia Saimir Tahirin, ai do të kryej pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi. Ai ndodhej deri më tani në burgun e Kosovës dhe nga sot lë qelinë.
Ai u dënua me 3.4 vite burg dhe i kishte mbetur për të shlyer edhe 1 vite e 7 muaj, dënim që do e shlyej me kushtin e qëndrimit në shtëpi.
Prej 6 muaj zgjati ky proçes në gjykatën e Elbasanit, deri këtë të hënylë ku u pranua kërkesa e avokatit Maks Haxhija për lirimin e ish Ministrit me kusht.
Vendimi
WebLajm mëson se kushti i lirimit të Tahirit ka qenë ai i kujdesjes që ai do duhet të ofrojë për dy fëmijët e tij të mitur.
Gjyqtarja që ka vendosur lirimin me kusht pas ekspertizave të katër raporteve mjekoligjore ka qenë Matilda Fetahu.
Cilat janë kritetret e Kodit Penal për lirim me kusht?
Kodi penal si denim alternativ qe ne kete rast eshte qendrimi ne shtepi kerkon te konkurojne 5 kushte, e para vepra per te cilen te jete denuar te jete me rrezikshmeri te ulet .
E dyta vet i denuari te kete rrezikshmeri te ulet.
E treta i kete mbetur pa vuajtur me pak se dy vjet.
E katerta te kete femij te mitur ne ngarkim dhe e pesta bashorti te jete ne pamundesi per tu kujdesur per femijet ne rast se vuan nga nje semundje qe ja ben te pamundur kete sherbim .
Pas Lirimit ka reaguar vetë Tahiri me një shënim në Fb
Do vazhdoj te kërkoj drejtësinë, siç kam bërë deri më sot.
Të falenderoj me zemër ty, që ke besuar gjithmonë te gjithcka jam, e kam bërë unë!
Faleminderit dhe ty që ke gënjyer gjithmonë, duke me kujtuar çmimin e së vërtetës.
Pata mundësi të njihja padrejtësinë përballë. Tani kam mundësinë të kërkoj të drejtën pa kursim!
Faleminderit pamasë te gjithëve!