Pas dekretimit të ligjit për rritjen e pagave edhe nga Presidenti Bajram Begaj, efektet kanë nisur edhe me zbatimin e ligjit në praktikë.
Dy deri në trefishim rritja e pagave është bërë për parlamentar e ministra, ndërsa hirarkia e re e pagave prek edhe vetë Presidencën.
Ne rrjet ka nisur të qarkulloj edhe klasifikimi i pagave të reja. E sipas klasifikimit, Presidenti Shqiptar rezulton më i paguari krahasuar me homologët e tij në rajon me pagën 3860 ose referuar kursit të ditës 4 milion e 170 mije lekë.
Ajo që bie në sy është standarti i jetesës në disa vende përfshi edhe Kroacin si anëtare e BE-d, por kjo ska ndikuar aspak që politika të mendoj sëpari për pagat e saja.
💶 Pagat e Presidentëve në Rajon
🇦🇱 Bajram Begaj 3.860 euro
🇭🇷 Zoran Milanović 3.500 euro
🇸🇮 Nataša Pirc Musar 3.322 euro
🇧🇦 D. Beqirović, Z. Cvijanović
dhe Z.Komshić 2.920 euro
🇲🇪 Jakov Mijatovic 2.420 euro
🇽🇰 Vjosa Osmani 2.180 euro
🇷🇸 Aleksander Vuçiç 1.700 euro
🇲🇰 Stevo Pendarovski 1.500 euro
Pak ditë më parë Presidneca njoftoi se “Të nderuar, referuar interesit të medias mbi dekretimin nga ana e Presidentit të Republikës Sh.T.Z Bajram Begaj të paketës së plotë të reformës së pagave, më poshtë gjeni të firmosura ditën e sotme 3 dekretet përkatëse”
Dekretet e firmosura nga Begaj