Pas përzgjedhjes së anëtarëve të komitetit të disiplinës në Dhomën e Avokatisë së Shqipërisë, WebLajm mëson se të enjten më 7 Maj do të ketë një tjetër garë këtë herë për kreun e komitetit.
Gara do të zhvillohet mes 7 togave të zeza mes tyre 5 avokatëve dhe 2 zonjave avokate.
Shtatë përfaqësuesit e avokatëve që janë në garë mes tyre për të zgjedhur kreun e komitetit të disiplonës janë: Ledio Braho, Besnik Gega, Lorval Petani, Arben Prifti, Ferdinand Doja si dhe Nertila Qordja,Shpresa Bakri.
Deri në këtë fazë të garës kanë konkuruar Ferdinand Doja dhe Ledio Braho, të cilët të enjten do ti nënshtrohen votimit.
Ky komitet përbëhet nga 11 anëtarë, ndërsa 4 përfaqësues të institucioneve të drejtësisë janë:
Dritan Hallunaj nga KLGJ, Bujar Sheshi nga KLP, Skënder Kaçupi nga Bota Akademike dhe Edvin Morava përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë.