Me anë të votimit Ferdinand Doja është zgjedhur kreu i Komitetit të Disiplinës së Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, nga votimi ai arriti të marr 9 vota. Doja është anëtar i Dhomës së Avokatisë Tiranë.
Dhoma njofton se në përfundim të proçesit të votimit: Bazuar në Ligjin për Profesionin e Avokatit në Republikën e Shqipërisë, sot u mblodh Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë së Shqiperisë me rend dite :
- Zhillimi i zgjedhjes së Kryetarit të Komitetit Disiplinor.
- Për këtë pozicion kandiduan dy antarë të këtij komiteti.
1. Ferdinand Doja
2. Ledio Braho
Pas votimit me shumicë votash Kryetar i Komitetit Disiplinor u zgjodh Avokati Ferdinand Doja i cili do të jetë në detyrë me një mandat 4 vite.