WebLajm sjell ekskluzivisht pamjet e para të Vangjush Dakos ish kryebashkiakut të Durrësit në gjykatë. Për të cilin gjykata caktoi të qëndroj në burg deri në përfundim të hetiemve.

Seanca ka nisur me 60 minuta vonesë pasi flet-thirrja e gjykatës kishte humbur në policin e Tiranës.
Mbërritja me polici me 60 minuta vonesë e të hetuarës Ferzilet Hajdëri i ka hapur rrugë nisjes së seancës.
Spak kërkoi ndaj Dakos sërish masën e arrestit në qeli dhe kjo kërkesë u miratua nga gjyqtari Erjon Bani pas një seance maraton që nisi në ora 10 paradite e përfundoi në 4:35 pasdite.
Zhvillime nga seanca
WebLajm mëson se Vangjush Dako ka mohuar akuzat e SPAK. Përapra gjykatës ish-kryebashkiaku i Durrësit ka dhënë sqarime, në lidhje me tenderin për blerjen e projektit për zhvillimin e vijës bregdetare, nga zona e Brrylit deri në Currila, me pretendimin se nuk kam pasur dijeni dhe gjithçka ka qenë në dorën e specialistëve.
Sipas Dakos kjo procedurë prokurimi publik është zhvilluar nga specialistët dhe se ai nuk ka qenë në dijeni. Burime brënda seancës bëjnë me dije se kryebashkiaku ka thënë se nuk e ka shkelur në asnjë moment procedurën e prokurorimit për këtë tender.
Ish kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, i ka këkrkuar gjykatës masë më të butë sigurie. Avokati i tij mbrojtës Petrit Ismalili përpara gjykatës është shprehur se Dako nuk ka lidhje me akuzat, e për këtë ai ka kërkuar masa më të buta si ajo e arrestit shtëpiak, detyrim për tu paraqitur, apo edhe garanci pasurore.
Ndërkohë, seanca vijon ku janë të pandehurit e tjerë që po japin shpjegimet e tyre për akuzat e ngritura nga SPAK.
Ndërsa lidhur me lejen e pallatit, Dako është shprehur se nuk ka pasur dijeni se sa kate është pallati.