Një vendim i qeverisë Greke miratuar në 8 Qershor 2023 dhe propozuar nga Ministria e Transportit atje, ka krijuar 4 linja të dedikuara me Shqipërinë.
Linjat janë transport udhëtarësh me autobus dhe nisin nga Athina deri në Himarë dhe Vlorë.

Po ashtu linjë të dedikuar do të ketë Korça, Pogradeci, Prrenjas, Librazhd, Elbasan, Rrogozhonë, Lushnja e Fieri.
Jashtë ka mbetur Tirana, ndërsa Jugu i Shqipërisë ka 2 linja njëra nga Athina në Vlorë dhe një Athina në Himarë, duke kaluar në Finiq, Delvinë e Sarandë.
Finiqi dhe Himara janë dy bashki të cilat në lokalet e 14 Majit u fituan nga përfaqësues të minoritetit Grek Omonia dhe Mega.