WebLajm mësom se në pranga ka rënë Elmidin Dyli. Ndaj tij ka nisur proçedura e ekstradimit për llogari të prokurorisë së Shkodrës.
Masakra e Velipojës, arrestohet në Itali shqiptari i kërkuar (Emri)
Një shqiptar i kërkuar për masakrën e Velipojës në vitin 2021 është arrestuar në Itali. Weblajm ka mësuar nga burime ekskluzive se në pranga ka rënë Elmilind Dyli 19 vjeç.
Ky i fundit u kap në një hotel në zonën e Rimini. Dyli kishte mbetur vetë i plagosur në atë kohë së bashku me Hasan Verracakun.
Të vrarë mbetën vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj, kamarieri i hotelit të tyre Myzerim Zeneli nga njëra palë, si dhe Kujtim Verracaku nga pala tjetër. Krimi ndodhi në hotelin e familjes Gocaj pas një konflikti për shezlonet me familjen Verracaku.
Elmilind Dyli akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe vrasje.