Ish shoferi Ardi Veliut, kur mbante postin e drejtorit të policisë së shtetit është arrestuar me kërkes të Spak. WebLajm mëson se ky hetim disa mujor është finalizuar me 15 urdhër arreste mes tyre dhe Sokol Idrizaj. Idrizaj sipas Spak ka favorizuar një grup kriminal të grabitjeve në Francë për të futu e shitur në shqipëri sendet e vjedhura.
Ky hetim është bërë me skuadër të përbashkët hetimore dhe kordinimin e EuroJust, arrestime janë kryer edhe në Francë. Ky hetim është nisur afro dy vite më parë nga AMP agjencia e mbikqyrjes policore e cila drejtohej asokohe nga z.Muhamet Rrumbullaku sot drejtor i policisë së shtetit. Proçedimi penal nr 56 dhe 77 të cilët u bashkuan në një hetim që u ndoq më pas nga BKH dhe SPAK nën drejtimin e Prokurorit Adnan Xholi.
WebLajm mëson se në pranga kanë rënë edhe pjestarë të familjes së Sokol Idrizaj.