Ky hetim për dyshime të aktivitetit terrorist nga anëtarë të MEK dhe disa sulme kibernetike të kryera prej tyre, ndiqen nga Spak dhe prokurori Vladimir Mara. Përtej pretendimeve të zyrës së shtypit të Mek, spak dhe policia konfirmojnë jo vetëm se ska asnjë viktimë por asnjë të plagosur.
Anëtar të Mek kanë kundërshtuar kontrollet dhe është dashur ndërhyrja e fnsh e renea të bastisin disa ambejnte dhe të sekuestrojë labtop kompjutera dhe prova materiale.
Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të urdhrit të ekzekutimit të Prokurorisë pranë kësaj Gjykate, për kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave ku banojnë për qëllime humanitare, Policia e Shtetit, në kuadër të një plani operacional, ka filluar kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave në kampin MEK, në Manëz, Durrës.
Në zbatim të urdhër-kontrolleve të nxjerra nga Gjykata, Policia e Shtetit ka marrë masa për zbatimin e tyre, me planin e kontrollit të ambienteve në territorin e kampit MEK, duke zbatuar me rigorozitet etikën dhe komunikimin e duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve dhe komunitetit që banon në këtë kamp.
Grupet e kontrollit të Policisë po vijojnë kontrollet në territorin e kampit MEK dhe në ambientet e brendshme të tij.
Në përfundim të kontrolleve do të ketë njoftim më të detajuar.