Pamjet i përkasin një situate absurde e mjaft të rëndë dhe kritike ndodhur në Vlorë. Aty ku dyert e ambulancës së Orikumit nuk hapen dhe i sëmuri mbetet brenda për disa minuta duke luftuar me vdekjen.
Arbër Ferhati nga Tragjas ka ndërruar jetë, ndërsa kjo ka sjellë edhe irritim e më pas përplasje fizike të familjarëve të tij me stafin roje të spitalit në Vlorë.
Ferati ra në kontakt me rrymën elektrike teksa ishte duke punuar në fshat, ndërkohë prokuroria e Vlorës ka nisur një hetim pas kallëzimit penal bërë nga policat e goditur.