Prej afro një muaji Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në media se më 4 Korrik 2023 datë e cila përkon me datëlindjen e tij, ai pret një dhuratë nga SHBA.
Aludimet kanë qenë të shumta, deri tek një politikan tjetër “NonGrata” apo post politik ndërkombëtar për Kryeministrin Rama.
WebLajm ka mundur të mësojë detaje të kësaj dhurate e cila ende sështë hapur, por pritet të mbërrij pas pak ditësh në një moment historik.
Moment historik i cili përkon me festimin e vitit Jubilar të 100 vjetorit të marrëdhënieve Shba-Shqipëri dhe Festës Federale në Shtetet e Bashkuara e cila përkujton Deklaratën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, që nga 4 korrik 1776.
Shqiptarët do të mësojnë pas pak ditësh edhe regjimin e ri të udhëtimit të tyre drejt SHBA-ve, atë të një kapitulli lehtësues sqaruan burime diplomatike për WebLajm.
Ende nuk është zyrtarizuar nëse do të jetë një heqie totale e vizave apo nisja e proçedurës zyrtare të liberalizimit pas plotësimit të disa kushteve, por nga momenti i vizave 10 vjeçare që është në fuqi aktualisht. Kjo dhuratë pritet të jetë pjesa e dytë e lidhur me vizat dhe vjen në ditën e Pavarsisë së SHBA-ve.