Zetorat, traktorat, autokombajnat dhe mjetet bujqësore duke nisur nga Divjaka po targohen dhe regjistrohen.
Është kjo inicativa që kushton 200 lekë për bujkun sipas postimit që bën Erion Braçe deputeti i zonës.
Postimi i Braçes
TARGA PER TE GJITHA
MJETET BUJQESORE!
Zevendeskryeministrja e ministrja BELINDA BALLUKU, ishte sot per nje PUNE TE MIRE ne #DIVJAKE;
VENDOSJEN NE LIGJSHMERI ME CDO AKT E INSTRUMENT-CERTIFIKATE, LEJE QARKULLIMI, TARGE, TE TE GJITHA MJETEVE TE MEKANIKES BUJQESORE.
Jane mbi 300 mjete te tilla ne te gjithe bashkine Divjake dhe do perfshihen te gjitha ne kete proces ligjor;
I gjithe procesi do kryhet ne vend, pa qene nevoja qe bujqit te zhvendosen me mjetet e tyre deri ne Fier;
I gjithe procesi eshte ndertuar i tille qe ti jape nje zgjidhje edhe problematikes se mjeteve te vjetra, pa dokumenta etj.
Nderkohe, #QEVERIA po punon edhe per nje zgjidhje per mjetet e tilla e jo vetem qe kane dale jashte perdorimi prej vitesh.
Aaaaa po, I GJITHE PROCESI LIGJOR DO KUSHTOJE PER BUJQIT VETEM 200 LEKE!
VO: domethene per cilindo qe sheh nje qyq propagande qe tall menderen me bujqit e grurit e posacerisht me CMIMIN E GRURIT, e me pyesin mua “ku ishe”, ja ku isha, bashke me kryetarin e bashkise: NE PUNE KONKRETE PER NJEREZIT!
WebLajm ka mësuar se në drejtorinë e transportit në Fier që ndjek këtë proçes janë afro 1050 mjete bujqësore që do po i nënshtrohen proçesit. Ndërsa ai do të shtrihet edhe në qarkun e Elbasanit, Dibrës e Korçës.
Mjetet të shpërndara sipas Bashkive, janë:
– Bashkia Fier, rreth 350 mjete bujqësore;
– Bashkia Lushnje, rreth 400 mjete bujqësore;
– Bashkia Divjakë, rreth 300 mjete bujqësore.
Problematika të hasura:
– Disa prej mjeteve bujqësore janë konstatuar me disa mangësi në dokumentacion dhe në numrin e identifikimit dhe tabelën identifikuese. Vlerësimi i plotë për këtë do të përcaktohet pasi të mbarojë i gjithë procesi i kontrollit fizik të mjeteve;
– Mangësi në dokumentacionin teknik nga vendi i origjinës;
– Mangësi në dokumentet e fitimit të pronësisë;
– Mangësi në dokumentacionin e kryerjes së veprimeve doganore (vetëm një pjesë e vogël e tyre);
– Problematika të lidhura me mënyrën e zotërimit të mjeteve nga financime të ndryshme. Nevojitet të evidentohen rastet për të cilat mund të ketë bllokime të mjeteve;
– Mungesa e numrit të identifikimit (VIN) të stampuar në mjet në disa raste si edhe mungesa e tabelës identifikuese (targetit), pasi mjetet mund të kenë pesuar dëmtime, remonte totale apo të jenë ndërruar pjesë gjatë përdorimit të tyre.;
– Mjetet janë të vjetërsive të ndryshme mbi 30 vjeçare, 20 – 30 vjeçare, dhe 10 – 20 vjeçare;
– Gjendja teknike mbetet për t’u vlerësuar pasi mjetet të regjistrohen dhe të kryejnë kontrollin teknik.
Lehtësira në procedura nga DPSHTRR:
– Dokumentacioni teknik i mjetit do të krijohet gjatë procesit të kontrollit fizik, pas kqyerjes në vend të mjeteve, duke i pajisur mjetet me Certifikatën e Identifikimit të Treguesve Teknik;
– Verifikimi i mjeteve duke kryer kontrollin teknik pranë vendbanimeve të fermerëve pa nevojën për t’u paraqitur me mjete në DRSHTRR përkatëse;
– Mbajtja e një Deklarate Përgjegjësie dhe njohja e saj si dokumentacion për njohjen e pronësisë së mjeteve;
– Koordinim me Degën Doganore (Fier) për njohjen e dokumentacionit të mjeteve të përftuara nga DRSHTRR (Certifikata e Identifikimit të Treguesve Teknik dhe Deklarata e Përgjegjësisë);
– Ulja e kohës së shërbimit në DRSHTRR dhe Degën Doganore;
– Tarifa shërbimi të favorshme.
Procesi vijon edhe ne qarqet Dibër, Korçë, Elbasan. Thirrja për formalizim shtrihet në çdo bashki të vendit. Ekonomia bujqësore do të ketë shumë programe ndihme e mbështetjeje, ndaj inventaret dhe mjetet duhet të kthehen në asete të ligjshme, për t’u njohur në skemat dhe në bilancet zyrtare.