Afro 10 ditë më parë anëtarët e MEK u përplasën me policinë, fnsh dhe antiterrorin duke kundërshtuar kontrollin e urdhëruar nga Spak e Gjykata. Pas më shumë se një dekade policia e shtetit ka vendosur një stacion policor në hyrje të kampit. Ky stacion përbëhet nga agjent të antiterror e fnsh. Misioni i tyre është kontrolli i hyrje daljeve të çdo personi, mjeti apo malli në brendësi të Asheaf 3. Por ndryshe nga përplasja, këtë herë prania e policisë është pritur nga anëtarët e MEK me kafe dhe briosh (ëmbëlsir) të cilat janë refuzuar nga forcat e policisë.