33 Plumba kallashnikov janë lëshaur drejt banesës së Gentian Bejtja mbrëmjen e djeshme, ndërsa viktimë mbeti kunati i rij Ramaz Sino dhe u plagosjën dy fëmijët e mitur të Bejtjes.
Atentati dyshohet të ketë ndodhur si hakmarrje dhe objektiv ka qenë Gentian Bejtja ish polici i burgjeve dhe prej një dekade i përfshirë në skedarët e policisë për vrasje e krime ndaj personit.
Në 2013 Bejtja do të arrestohej sëbashku me Enver Stafukën për vrasjen e ish shefit të policisë Dritan Lamaj, ndërsa pas disa kohësh la qelitë e burgut.
Ekzekutimi i Ilisas Calit dhe atentati ndaj banesës së Markeln Haka do ta çonte sërish në polici Gentian Bejten por blutë sgjetën prova për ta vënë para drejtësisë.
WebLajm mëson se kunati i Bejtjes që mbeti viktimë e atentatit deri pak kohë më parë ka punaur si shofer me drejtuesin e prokurorisë së Apelit në Tiranë, ndërsa mbrëm ndodhej në banesën e Bejtjas pasi e kishte kunat dhe ishte daja i dy fëmijëve të plagosur.
Ramazan Sino ka marrë 4 plumba që i kanë shkaktuar atij vdekjen, ndërsa nga mbrëm FNSH dhe Renea ndodhen në zonë dhe ende skanë mundur të kapin autorët e krimit.
Ata dyshohet të kenë qenë tre persona, 1 shofer dy atentatorë ndërsa në bordin e veturës së djegur policia ka gjetur skeletat e tre kallashnikovëve.

Comments 1