I lumtur që bluzat e bardha protestojnë. PoPo protestoni, luajini fenë, kërkoni të drejta kërkoni hakun tuaj, kërkoni çdo gjë që mendoni se vlenë për ju. Vlen që ju infermierë e doktorë “Betimin e Hipokratit” ta bëni jo vetëm realitet por ta keni si busull dinjiteti.
Teksa kam ndjekur në distancë protestën e Bluzave të Bardha, të atyre që sot janë student dhe nesër do jenë mjek. Kam parë me heshtje rrugët, dyqanet, lagjen, lagjet, qytetin. E përtej protestët kam pyetur jo vetëm veten por sa kam mundur, ore po mjekët duan Shërbime?
Përgjigja është PO, bluzat e bardha janë pjesë e shoqërisë. Si pjesët e zinxhirit ushqimor. Nëse ti heq një hallkë nga zinxhiri, shoqëria dobësohet e pak e nga pak zhbëhet.
Mjekët kanë nevojë për Kamarier, Bukëpjekës, Shitësa në dyqan e markete, Mekanik, Hidraulik, Berber e Parukjerë, e shumë e shumë shërbime.
Një shtet ka disa detyrime bazike e kushtetuese:
Arsimi, Shërbim mjeksor, Ujë, Drita Infrastrukturë.
Të tjerat i rregullon tregu i lirë, konkurenca, kërkesë-ofertë.
Ndalur tek protesta përse smë jep diplomën të iki në Gjermani!!!!
I dashur, student i dashur mjek e mjeke. Po sikur të protestosh për një kontratë pune pa afat, me pagë të denjë.
Një kontratë që të mundëson strehim, kredi të butë.
Një kontratë që karriera jote të mos varet nga humori “shefit” apo politikës.
Një kontratë me siguri e dinjitet fizik në punë.
Një kontratë që të ndihesh mjek dhe jo i nëpërkëmbur.
E di sështë e lehtë jetesa për askënd sot, as me 40 as 50 as 80 as 100 as 150 mijë lekë në muaj rrogë. Qiraja kushton shumë, blerja e pronës edhe më shumë. Ushqimet po ashtu, kaosi, pasiguria, zhurmat, bashkëjetesa janë probeme ekstreme. Por përballja para dorëzimit e braktisjes vlen për ju. Mendoni se do përballen gjyshërit tuaj e tanët, apo prindërit me këtë situatë!
Të protestosh se stë jep shteti diplomën të ikësh, është fiks të pranosh që e keqa të ka mposhtur. Ja ike, po prindrit e tu, prindrit tanë, kush do ti mjekojë? Kurojë? Vizitojë?
Mendon se do e bëj Inteligjenca artificiale, do e bëj roboti, apo Siriani e Tuniziani apo emigranti x e y.
Student sot e Mjek nesër. Po sikur të gjithë të braktisnim vëndin. Kamarieri, Bukëpjeksi, Polici, Ushtari, Berberi, Shitësi, Bujku, kjo është e ardhmja? E çvlerë ka diploma e pasaporta apo Flamuri Kuq e Zi më pas!
Çfarë do mbet për ju e tek familjet tuaja. Gjyshërit, Prindërit që do moshohen?!
Sdua të ndal askënd nga ju, pasi jeni në të drejtën tuaj për të provuar e nisur çdo jete më të mirë, qoftë kjo edhe jashtë. Sëpaku bëni një përpjekie për herë të fundit.
Ashtu si dikur mjekët nga qyteti me orë të tëra ecnin e shërbenin ku kishte jetë e të sëmurë. Ashtu si kontrata e specializimit detyron mjekët të shërbejnë ku ka nevojë e jo të vinë të gjithë në tiranë. Ashtu si ndoshta dikur prindër tuaj pasi me siguri një pjesë vini edhe nga familje mjekësh kanë shërbyer kudo nëpër atdhe. Ata sot kanë kujtime kanë raporte e vlersime njerzore.
Barazia ka dy anë medalje.
Shqipëria e varfër me taksat e Bujkut, Berberit, Kamarjerit, Shitësit, Policit e secilit nga ne! Kjo shqipëri, smund të paguajë taksa dhe taksat të mbajnë në jetë një fakultet e universitet që prodhon mjek për Gjermanin apo këdo treg joshës për bluzat e bardha.
Ndoshta shqipëria e politikanëve që me të drejtë ju i akuzoni për autor e ideator të sistemit të dështuar, mund edhe t’iu mbaj apo largoj pengoj apo josh, por kjo pak vlerë ka. Sot protesta juaj lidhet me shoqërinë me ekzistencën. Njeriu teksa jeton sëmuret, kush do e shërojë. Jeta e shëndeti janë nga të pakta gjëra që paraja sblen dot e tek ju të pasur e të varfër, të mundur e të pamundur janë të barabartë. E mqs ju na keni në dorë keni rradhën sot që me këtë protestë të mos barazoni shoqërinë me politikbërësit e gabuar.
Në doni, bejeni shkollën në privat dhe sëpaku si hyni në hak shoqërisë kur do largoheni. Asaj pjese shoqërisë që do mbet këtu e do shërohet e kurohet ndoshta si në mesjetë me mjek popullor apo në kushte rrethanore. Asaj pjese ku me siguri ju do lini familjar të afërm pse jo gjyshër prindër motra e vëllezër.
Ata nesër sdo mund ti kuroni as me kursimet e pagave që do merni jashtë.