Ndërsa në plazhin e Vilë Boshtovës humbën jetën 3 pushues, duket se masat për parandalimin e këtyre ngjarjeve janë inekzistente.
Mbrëmjen e të dielës, në Sarandë një anije turistike ka mbetur 300 metra larg bregut, me gati 50 pushues në bord. Anija e Agjencisë “S…. Tours”, pasi është nisur nga bregu ka pësuar defekt duke mbetur në det dhe errësirë totale.
Në anije ishin fëmije e të moshuar, duke shkaktuar panik. Duket se administatorët e anijes turistike, nuk kanë njoftuar as kapitenerinë e rojen bregdetare, e cila deri në nxjerrjen në breg të turistëve nuk u pa askund. Për të transportuar turistët nga anija e bllokur në det, kompania përdori një varkë shpëtimi duke bërë kalimin në det të turistëve nga anija në varkën e shpëtimit, thanë për WebLajm pushues nga bordi i anijes.
Pasi na nxorën në breg, fatmirësisht pa pasoja por të traumatizuar, administratorët e kompanisë u mjaftuan me shprehjen se “këto ndodhin” dhe ndaj mund të marrin pagesën e kryer, sqaruan më tej pushuesit.
E pikërisht këtu duket se qëndron një tjetër shkelje, pasi këto pagesa bëhen në informalitet të plotë, e pa faturë tatimore për personat. Kur këto shkelje ose tolerime për sigurinë e kontrollet e rrepta, bëhen në kryeqendrën e turizmit, duke se siguria e jeta e pushuesve mbetet në dorë të Zotit edhe këtë sezon veror!