Prej 48 orësh ministri i brendshëm z.Taulant Balla qarkullon me një mjet që shkel rregullat e qarkullimit rrugorë dhe duhet bllokuar.
Ndryshe nga çdo qytetar që do vihej përballë masës bllokim automjeti për mospagim gjobash, asnjë ska ndalur Ballën apo ti tregoj se si ky mjet shkel kodin rrugorë. Shkelje, pasi kushti është me 3 gjoba të papaguara bllokohet mjeti.
Nga verifikimet e WebLajm rezulton se 3 gjobat datojnë në vitin 2021 dhe 2022. Dy gjoba janë vënë këtij mjeti në Tiranë dhe një në Lushnje.
Kjo periudhë daton me drejtimin e ministrisë së brendshme nga z.Bledi Çuçi i shkarkuar nga kryeministri Rama. Z.Balla është ministër prej 72 orësh dhe më herët ka përdorur mjetin me targë xx 900 TB.
Siç duket në këtë foto dokument Çuçi ja paska fshehur Ballës 3 gjobat ose se ka ditur fare që vartësit e tij në policinë rrugore e kanë gjobitur. Kjo është një shenjë e mirë se si policia guxon të gjobisë edhe ministrin kur shkel ligjin e po aq edhe një arrogancë zyrtarësh se si prej 2021 askush spaguan gjobat!
Me këtë mjet zoti Balla sot ka vizituar qytetin e Shkodrës dhe Lezhës e më pas është kthyer në ministri, ndërsa ka qenë i shoqëruar nga eskorta çka ka pamundësuar policin rrugore ta ndalë për verifikim.
Në fjalën e tij të parë z.Balla foli edhe për kodin e etikës që duhet të respektojnë policat, kjo me të drejtë! Pas publikimin të këtij lajmi dhe gjobat që i ka lënë peshqesh ish ministri Çuçi, shpresojmë që z.Balla ti paguaj dhe të vendos një standart që gjobat ti paguajnë të gjithë kolegët e tij politikan.