SHPALLJE E VENDEVE VAKANTE DHE THIRRJE PËR PARAQITJEN E SHPREHJES SË INTERESIT PËR ANËTARË TË KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR SI DHE ANËTARË TË KËSHILLIT TË LARTË TË PROKURORISË NGA RADHËT E AVOKATËVE
Kuvendi i Shqipërisë, bazuar në nenin 20, të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” i ndryshuar, shpall vendet vakante për 2 anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e avokatëve.
Njoftohen avokatët që janë të interesuar të kandidojnë për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe që plotësojnë kushtet e parashikuara në nenin 19 pika 3, të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” i ndryshuar, që brenda datës 5 gusht 2023, të shprehin interesin e tyre përmes një kërkese me shkrim drejtuar Avokatit të Popullit.
Sipas përcaktimeve të nenit 19 të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” i ndryshuar, kandidatët duhet të plotësojnë kushtet si më poshtë:
a) të jenë shtetas shqiptarë;
b) të kenë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi, me diplomë “Master i shkencave”, ose diplomë të njësuar me të, ose studimet universitare për drejtësi jashtë shtetit dhe të kenë marrë një diplomë të njësuar, sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj;
c) të jenë avokatë të licencuar sipas ligjit;
d) të kenë shlyer rregullisht të gjitha detyrimet tatimore dhe financiare ndaj Dhomës së Avokatisë;
e) të kenë jo më pak se 15 vjet përvojë pune në profesion si jurist, nga të cilat të paktën 10 vitet e fundit të kenë ushtruar profesionin e avokatit pa ndërprerje;
f) të jenë licencuar për të ushtruar profesionin pranë Gjykatës së Lartë dhe/ose Gjykatës Kushtetuese, sipas parashikimeve të ligjit “Për profesionin e avokatit”;
g) të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
h) të mos kenë qenë dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
i) të mos kenë mbajtur gjatë 10 viteve të fundit funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në partitë politike;
j) të mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991, në kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;
k) të mos jenë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të shërbimeve të inteligjencës;
l) në kohën e kandidimit, të mos kenë asnjë anëtar të familjes, sipas kuptimit të ligjit “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, si dhe të afërm të shkallës së parë që është anëtar në detyrë i Këshillit ose kandidat për anëtar;
m) të mos jenë larguar nga detyra të mëparshme si gjyqtar, prokuror ose oficer i Policisë Gjyqësore me masë disiplinore;
n) të mos jenë kandidatë të propozuar nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës, si dhe nga shoqëria civile.
Krahas kërkesës me shkrim, të interesuarit duhet të bashkëngjisin dokumentet e mëposhtme:
– jetëshkrimin e përditësuar;
– një platformë personale të qëllimeve dhe objektivave që propozojnë të ndjekin nëse zgjidhen;
– formularin e vetëdeklarimit, sipas kërkesave të ligjit “Për integritetin e personave qe zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”;
– një deklaratë përkundrejt përgjegjësisë ligjore që nuk kanë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut të vitit 1991;
– një deklaratë përkundrejt përgjegjësisë ligjore se nuk janë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të shërbimeve sekrete;
– dokumente konfirmuese nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë, që vërtetojnë se kandidati plotëson kushtet e parashikuara në shkronjat “c” deri në “e”, të nenit 19, të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”;
– çdo dokument tjetër që vërteton plotësimin e kushteve ligjore të parashikuara në nenin 19 të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.
Shprehja e interesit dhe dokumentet shoqëruese duhet të dërgohen në adresën elektronike [email protected], si dhe në adresën postare të Avokatit të Popullit: Blv. “Zhan D’Ark”, Nr. 2, Tiranë
SHPALLJE E VENDEVE VAKANTE DHE THIRRJE PËR PARAQITJEN E SHPREHJES SË INTERESIT PËR ANËTARË TË KËSHILLIT TË LARTË TË PROKURORISË NGA RADHËT E AVOKATËVE
Kuvendi i Shqipërisë, bazuar në nenin 118 të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” i ndryshuar, shpall vendet vakante për 2 anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e avokatëve.
Njoftohen avokatët që janë të interesuar të kandidojnë për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe që plotësojnë kushtet e parashikuara në nenit 117 pika 3 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” i ndryshuar, që brenda datës 5 gusht 2023, të shprehin interesin e tyre përmes një kërkese me shkrim drejtuar Avokatit të Popullit.
Sipas përcaktimeve të nenit 117 të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” i ndryshuar, kandidatët duhet të plotësojnë kushtet si më poshtë:
a) të jenë shtetas shqiptarë;
b) të kenë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë “Master i shkencave”, ose diplomë të njësuar me të, ose studimet universitare për drejtësi jashtë shtetit dhe të kenë marrë një diplomë të njësuar, sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuara me ligj;
c) të jenë avokatë të licencuar sipas ligjit;
d) të kenë shlyer rregullisht të gjitha detyrimet tatimore dhe ato financiare ndaj Dhomës së Avokatisë;
e) të kenë jo më pak se 15 vjet përvojë pune në profesionin e juristit, nga të cilat të paktën 10 vitet e fundit të kenë ushtruar profesionin e avokatit pa ndërprerje;
f) të jenë licencuar për të ushtruar profesionin pranë Gjykatës së Lartë ose Gjykatës Kushtetuese, sipas parashikimeve të ligjit “Për profesionin e avokatit”;
g) të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
h) të mos kenë qenë dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
i) të mos kenë mbajtur gjatë 10 viteve të fundit funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në partitë politike;
j) të mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991 në kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;
k) të mos jenë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të ndonjë shërbimi të inteligjencës;
l) në kohën e kandidimit, të mos kenë asnjë anëtar të familjes, sipas kuptimit të ligjit “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, si dhe të afërm të shkallës së parë që është anëtar në detyrë i Këshillit ose kandidat për anëtar;
m) të mos jenë larguar nga detyra të mëparshme si gjyqtar, prokuror ose oficer i Policisë Gjyqësore me masë disiplinore;
n) të mos jenë kandidatë të propozuar nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës, si dhe nga shoqëria civile.
Krahas kërkesës me shkrim, të interesuarit duhet të bashkëngjisin dokumentet e mëposhtme:
a) jetëshkrimin e përditësuar;
b) një platformë personale të qëllimeve dhe objektivave që propozojnë të ndjekin nëse zgjidhen;
c) formularin e vetëdeklarimit, sipas kërkesave të ligjit “Për integritetin e personave qe zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”;
d) një deklaratë përkundrejt përgjegjësisë ligjore që nuk kanë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut të vitit 1991;
e) një deklaratë përkundrejt përgjegjësisë ligjore se nuk janë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të shërbimeve sekrete;
f) dokumente konfirmuese nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë, që vërtetojnë se kandidati plotëson kushtet e parashikuara në shkronjat “c” deri në “e”, të nenit 117, të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”;
g) çdo dokument tjetër që vërteton plotësimin e kushteve ligjore të parashikuara në nenin 117 të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.
Link i dokumentave që nevojiten
Shprehja e interesit dhe dokumentet shoqëruese duhet të dërgohen në adresën elektronike [email protected], si dhe në adresën postare të Avokatit të Popullit:
Blv. “Zhan D’Ark”, Nr. 2, Tiranë
Comments 1