WebLajm ka siguruar vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësorë i cili njofton magjistratët (gjyqtarët) se nëse duan të marrin kredinë për strefim mund ta marrin vetem tek OTP BANK me interes të butë.
Në një kohë që tregu është i lirë, duket se kjo përzgjedhje e bërë nga shteti detyron magjistratët të kenë vetëm një alternativë. Ose të pranojnë kredinë nga OTP BANK ose të mos marrin dot shtëpi me kredi të butë interesin e të cilës për bankën më pas e paguan shteti. Ose të marrin kredi në treg të hapur pa interes të suvencionuar nga shteti.
WebLajm është interesuar pranë Këshillit të Lartë Gjyqësorë persë ka kushtëzuar gjyqtarët të kenë të drejtë të marrin kredi vetëm në një bankë, dhe sipas shpjegimeve të marra nga qeverisja e gjyqësorit këtë kush e ka vendosur ministria e financave dhe jo KLGJ.
Kjo marrëveshje sipas dokumentit të siguruar nga WebLajm rezulton e firmosuar nga Ministria e Financave dhe OTP Bank prej Majit 2023
““Për kreditimin në kuadër të programit të subvencionimit të interesave të kredisë për magjistratin”, midis Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe OTP bank, Marrëveshjes dypalëshe nr.174, datë 15.5.2023 dhe nr. 2905, datë 16.5.2023, “Për zbatimin e Marrëveshjes Kuadër mes Bankës OTP Albania Sh.a. dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për Përfitimin e Kredisë për Qëllime Banimi nga Magjistratët”, midis Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe OTP bank, si dhe me propozim të Komisionit të Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit,
Edhe pse kjo marrëveshje ende nuk është publike nuk dihet se mbi cilat kritere Ministria e Financave ka përzgjedhur OTP Bank teksa tregu ka një numër të madh ofertuesish.
Ajo çka e kuhstëzon edhe pa e paragjykuar këtë fakt, është situata e proçeseve gjyqsore që palë të ndryshme mund të kenë me këtë bank. Deri në sqarimin e kritereve përzgjedhëse që Ministria ka përdorur duke kualifikuar OTP Bank kjo do të jetë një çëshjte e denjë për vetë magjistratët nëse janë përballë një afere apo klientelizmi duke u detyruar vetëm tek një bankë.
Për shkak se Magjistratët janë klientë të saj të privilegjuar me normën e interesit të paguar nga shteti për strehim, Çdo palë ndërgjyqëse mund të kërkojnë përjashtimin e trupave gjykuese nëse OTP Bank mund të padis ose të jetë e paditur në të ardhmen.
Ky proçes për kreditim ndaj Magjistratëve është ende i hapur, ndërsa WebLajm ëson se pranë komisionit janë paraqitur deri më tani mbi 5 kërkesa për të marrë kredi strehimi.
Dokumenti i Plotë
KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR
Nr. _ Prot. Tiranë, më .__.2023
VENDIM
Nr. 302, datë 05.06.2023
PËR
NGRITJEN E KOMISIONIT TË PËRKOHSHËM PËR VERIFIKIMIN E KUSHTEVE
DHE DOKUMENTACIONIT QË DUHET TË PLOTËSOJË MAGJISTRATI
(GJYQTAR) PËR TË PËRFITUAR KREDI PËR BANIM, SI DHE MIRATIMIN E
LISTËS SË MAGJISTRATËVE (GJYQTARË) PËRFITUES NGA SKEMA E
SUBVENCIONIMIT TË INTERESAVE TË KREDISË
Këshilli i Lartë Gjyqësor, në mbështetje të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit
të drejtësisë”, i ndryshuar, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në
Republikën e Shqipërisë”, neni 17, të ndryshuar, VKM nr. 22, datë 15.01.2020 “Për miratimin e
procedurës së detajuar, të kritereve dhe të kushteve që magjistrati duhet të përmbushë për
përfitimin e kredisë për qëllime banimi, interesat e së cilës financohen nga shteti”, Marrëveshjes
dypalëshe nr. 8481/3, datë 01.8.2022 dhe nr. 1680/4, datë 11.8.2022, “Për kreditimin në kuadër të
programit të subvencionimit të interesave të kredisë për magjistratin”, midis Ministrisë së
Financave dhe Ekonomisë dhe OTP bank, Marrëveshjes dypalëshe nr.174, datë 15.5.2023 dhe nr.
2905, datë 16.5.2023, “Për zbatimin e Marrëveshjes Kuadër mes Bankës OTP Albania Sh.a. dhe
Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për Përfitimin e Kredisë për Qëllime Banimi nga
Magjistratët”, midis Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe OTP bank, si dhe me propozim të Komisionit
të Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit,
V E N D O S I:
- Ngritjen e Komisionit të Përkohshëm për verifikimin e kushteve dhe dokumentacionit që
duhet të plotësojë magjistrati (gjyqtar) për të përfituar kredi për banim, si dhe miratimin e
listës së magjistratëve (gjyqtarë) përfitues nga skema e subvencionimit të interesave të
kredisë, i përbërë nga dy anëtarë jogjyqtarë dhe një anëtar gjyqtar, si më poshtë: - Znj. {…}, anëtare e KLGJ,
- Z. {…}anëtar i KLGJ,
- Z. {…}, anëtar i KLGJ,
Anëtarë zëvendësues të këtij Komisioni të Përkohshëm janë: - Znj. {…}– anëtare e KLGJ;
- Z. {…}– anëtar i KLGJ.
- Komisioni ka për detyrë, verifikimin e kushteve që duhet të plotësojë magjistrati (gjyqtar)
për të përfituar kredi për banim, dhe dokumentacionin së bashku me kërkesën, e paraqitur
pranë KLGJ, nga magjistratët (gjyqtarë) dhe miratimin e listës së magjistratëve (gjyqtarë)
përfitues nga skema e subvencionimit të interesave të kredisë. - Komisioni, gjatë ushtrimit të funksioneve të tij mbështetet nga nëpunësit e Departamentit
të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Administrative dhe Departamenti i Programimit
dhe Administrimit të Buxhetit. - Në përfundim të procesit të verifikimit, Komisioni nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm,
dërgon pranë bankës, listës së magjistratëve (gjyqtarë) përfitues. - Komisioni, do ta ushtrojë veprimtarinë e tij, për periudhën nga hyrja në fuqi e këtij vendimi
deri në datë 31.12.2023. - Me zbatimin e këtij Vendimi, ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm, Departamenti i Burimeve
Njerëzore dhe Shërbimeve Administrative dhe Departamenti i Programimit dhe
Administrimit të Buxhetit.
Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë
Gjyqësor.
PËR KËSHILLIN E LARTË GJYQËSOR