Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit do duhet ti paguajnë Familjes Skendaj në Lezhë 3 qind milion lekë.
Është ky vendimi final i kolegjit administrativ dhënë të mëkurën nga trupa gjykuese drejtuar nga zv.kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi.
13 vite më parë, Policia e Lezhës në një aksion vrau të pafajshmin Armando Skendaj 15 vjeç.
Kërkesa
Kerkohet te vendoset pagimi demshperblimit solidarisht ne shumen prej 30.000.000 lekesh per humbjen e jetes se viktimes Armando Skendaj ne ngjarjen e dates 17/07/2010 ne vendin e quajtur “Ura e Cenit” Lezhe
Vendimi
Lënien në fuqi të vendimit nr.665 (86-2020-780), datë 24.06.2020, të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë
Trupa gjykuese që dha këtë vendim përbëhej nga Sokol Sadushi, Sokol Ngresi, Asim Vokshi.
Më 17 korrik 2010, efektivë të Policisë së Lezhës gjatë një ndjekje policore kanë hapur zjarr ndaj mjetit ku ndodhej dhe Armando Skendaj. Si pasojë e plumbave, minoreni mbeti i vdekur. Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si “Ura e Cenit” në Lezhë.
Padia u bë nga prindrit e të ndjerit dhe prej 2013 më shumë se 1 dekadë edhe pse polici që qëlloi të miturin u shpall fajtor shteti refuzonte të paguante dëmshpërblimin për vrajsen e vitit 2010.