WebLajm mëson ekskluzivisht se një hetim disa mujorë i prokurorisë, ka zbuluar një skemë mashtrimi në 2.2 milion euro nga platforma Tibo.
Me kërkes të Prokurorëve Ndini Tavani dhe Mirela Zavalani deri në përfundim të hetimeve është vendos sekuestro preventive e Tibo.al Tibo comucation Shpk dhe Magoweare.
Kjo sekuestro është vendosur duke zbatuar vendimin e gjykatës penale tiranë që e ka pranuar kërkesën e dy hetuesve. Ky hetim rezulton se është nisur fillimisht nga Krimi Ekonomik Tiranë për tu ndjekur më pas nga Prokuroria.

