Interpol vendos Arben Ahmetaj në listën e personave të kërkuar ndërkombtarisht për llogari të SPAK.
WebLajm mëson nga burime pranë Interpol se pas kërkesës së zyrës së Tiranës, ish numri dy i qeverisë Shqiptare rezulton në kartelat RedNotice në çdo pikë kalimi kufitar në të gjithë botën.
Edhe pse është përfolur se Ahmetaj është larguar nga Greqia me destinacion final Britaninë e Madhe, prej javësh vendodhja e tij nuk dihet.
Burime ekskluzive për WebLajm nga një zyrë partnere europiane e Interpol tirana sqaruan se ish zv.Kryeministri është lokalizuar në disa adresa që ka qëndruar dhe nuk përjashtohet arresti.