Si je, jam Emral Derdha kryetari i Bashkisë së Vlorës, më duhen 35 mijë euro!“- Ky është mesazhi që ka mbërritur në telefonin e biznesmenit të hidrosanitareve.
WebLajm mëson se operacioni është kryer mesditën e djeshme në zonën e Lundrës në Tiranë teksa të dyshuarit ishin paraqitur për të marrë paratë në emër të kryebashkiakut, por në realitet ata ishin dërguar nga Florjan Gjergji person ende në kërkim.
Pas këtij mesazhi biznesmeni Geront Çela, pronari i një prej kompanive më të mëdha në vend ka bërë denoncim në polici dhe rasti është ndjekur me dorëzim të kontrolluar duke arrestuar tre persona në flagrancë.
Ata janë: Afrim Radici, Gezim Çelanji dhe Qazim Vata ndërsa “truri i skemës” Florian Gjergji është shpallur në kërkim. Kjoë shtë e disa hetë që ushtarët e Gjergjit arrestohen ndërsa ai është në kërkim dhe policia e kodoi operacionit e një dite më parë “Replay”.
Njoftimi Policisë
VP Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Replay”.
Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Tiranë dhe Stacionin e Policisë Farkë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Tentuan të përfitonin një shumë të madhe parash, nëpërmjet mashtrimit, nga një shtetas (biznesmen), duke u prezantuar si zyrtarë të lartë të institucioneve, vihen në pranga 3 shtetas.
Shpallet në kërkim një 40-vjeçar, i dyshuar si organizator i kësaj skeme mashtrimi.
Sekuestrohen 2 automjete dhe 5 aparate celulare të autorëve të dyshuar.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Tiranë dhe Stacionin e Policisë Farkë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve ekonomike, , në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Replay”, për identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të disa shtetasve të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin tentuar të mashtronin një biznesmen, për të përfituar shumën 35 000 euro.
Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi për veprën penale “Mashtrimi”, i shtetasve A. R., 34 vjeç, banues në Librazhd, G. Ç., 41 vjeç, banues në Skrapar, dhe Q. V., 22 vjeç, banues në Kukës.
Këta shtetas kanë tentuar të mashtrojnë një shtetas (biznesmen), për të përfituar shumën 35 000 euro, duke u prezantuar si zyrtarë të lartë të institucioneve, me emra të ndryshëm.
Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi F. Gj., 40 vjeç, i dyshuar si organizator i kësaj skeme mashtrimi. Vijon puna për kapjen e shtetasit F. Gj.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete dhe 5 aparate celulare.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.